Lorik Cana do te luaje si titullar ne radhet e Lacios

Përveç Diasit dhe Radut, tashmë në infermieri janë detyruar që të shkojnë edhe Broki e Biava. i pari është shok reparti i Canës, madje të dy kanë role të ngjashëm.
Mesfushori kuqezi pësoi dëmtim në nisje të janarit në ndeshjen e Serisë A ndaj Sienës, pasi u godit në shpinë nga një lojtar kundërshtar dhe dëmtoi dy vertebra të shtyllës kurrizore.
Mungesa e Canës ishte e gjatë, madje më e gjatë sesa pritej, pasi në vend të dy muajve të parashikuar, shkoi gati 3, veçse tani kalvari përfundoi dhe ai është gati që të luajë.
Sipas mediave italiane, Lacio do të luajë me skemën 4-4-1-1, ku në sulm do të jetë Tomazo Roki, në vend të të dëmtuarit Miro Klose. Lacio mban vendin e tretë në Serinë A, me 51 pikë pas 30 javëve, por fare pranë janë Napoli e Udineze me nga 48 pikë, Roma ka 47 dhe Interi 44.