Apeli, 11 vite burg për adoleshentin, vrau gjyshen
28/01/2005
TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 11 vite burg dhënë nga Krimet e Rënda, për të pandehurin Skerdi Bregu, por me një ndryshim. Dënimi nuk do të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së lartë, por në një prej burgjeve të sigurisë së zakonshme. Skerdi Bregu, në momentin e kryerjes së veprës penale, atë vjedhjes me pasojë vdekjen e gjyshes së tij, Servete Kulla, ishte vetëm 17 vjeç. Ky fakt e ka shpëtuar atë nga dënimi maksimal. Nga ana e saj, gjykata e deklaroi fajtor dhe për të nuk aplikoi asnjë masë lehtësuese. Gjykata në vendim tha dje se, i pandehuri është gjendur fajtor për veprën e mësipërme nga tërësia e provave të paraqitura nga ana e akuzës. Po kështu u mor parasysh deklarimi që Skerdi Bregu dha para oficerit të policisë gjyqësore ditën e arrestimit. Në këtë ditë, i pandehuri ka treguar të gjithë skemën e ngjarjes, madje, edhe elementë më të vegjël, që i shërbyen më pas Prokurorisë për të ndërtuar lidhjet në krim. Një provë kryesore qenë edhe dëshimtë e shokëve të klasës, të cilët më 18 shkurt 2003 kanë vënë re mungesën e Skerdit në orën e tretë të mësimit. Pikërisht në këtë orë është kryer edhe vrasja. Arben Ristani, avokati i Skerdi Bregut, nga Klinika Ligjore për të Mitur kërkoi pafajësi para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas tij, vetëm një vrasës profesionist do të ekzekutonte brenda një ore një person dhe do të mund të largohej pa u vënë re. Prokurori Shkëlqim Hajdari kërkoi deklarimin fajtor të Skerdi Bregut dhe dënimin përfundimtar me 12 vite e 6 muaj burg. Sipas prokurorit, i pandehuri Bregu është autor i veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e gjyshes së tij. Ngjarja, sipas gjykatës, ndodhi më 18 shkurt 2003. Në nëntor të vitit të kaluar, kur është arrestuar, nxënësi i vitit të tretë të gjimnazit "Eqerem Çabej", ka treguar se ka vrarë pa dashje gjyshen e tij, duke e goditur me levë në ballë. Por gjykata arriti në përfundimin se vrasja është kryer me dashje. Sipas deklarimeve në polici, Skerdi Bregu, më 18 shkurt 2003, ka lënë orën e tretë të mësimit dhe ka shkuar në shtëpi. Pasi ka hipur në katin e dytë të shtëpisë dhe ka marrë prej andej 50 mijë lekë, duke zbritur Skerdi ka parë gjyshen. E ka shtyrë nga shkallët dhe ajo ka rënë me kurriz në tokë. Ka treguar se instiktivisht e ka goditur me levë në ballë. Më pas është larguar dhe sapo ka dalë nga shtëpia, ku ka lënë gjyshen të vdekur, ka hedhur në kanal levën. Ka paguar një taksi dhe ka shkuar në shkollë.