E Diel, 1 Nëntor 2026

Në politikën shqiptare ka pak njerëz përgjegjës

28/01/2005  Pak: Nuk ka tolerime për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Kryetarja e delegacionit Evropian për Evropën Juglindore është shprehur pesimiste mbi situatën në Shqipëri, në prag të situatës elektorale. Në një intervistë për radion gjermane, Pak është shrpehur se pak politikanë në Shqipëri mendojnë seriozisht për të mirën e vendit. Ajo shprehet se nuk mund të tolerohet më asnjë mundësi e manipulimit të votave, pasi në 13 vjet demokraci, Shqipëria duhet të plotësojë standardet e kërkuara. "Jam shumë e trishtuar, sepse dalloj pak njerëz përgjegjës në politikën e këtij vendi, të cilët kujdesen me të vërtetë për fatet e tij. Të gjithë mendojnë vetëm për të pasur, ruajtur apo fituar pushtetin, por besoj se nuk e kanë të qartë ç'do të thotë përdorimi i tij. Shqipëria nuk mund të aspirojë anëtarësimin në BE kur atje, ndryshe nga përvoja në Kosovë, apo Bosnjë-Hercegovinë, që prej 13 vjetësh suksesi në zgjedhje sigurohet me anë të manipulimeve", është shprehur Pak. Në këtë mënyrë kryenegociatorja është shprehur për masa të rrepta, në rast se dhe në zgjedhjet e verës së këtij viti Shqipëria do të dështojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›