E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo takon ambasadoren e SHBA-së

28/01/2005  

Dje, në mesditë, kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, priti në selinë e PDR ambasadoren e SHBA, znj.Marcie Ries, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në vend si dhe zhvillimet politike. Duke folur për zgjedhjet, Pollo falenderoi znj. Ries për ndihmën amerikane për saktësimin e hartave të zonave zgjedhore dhe të qendrave të votimit. Ai shprehu kërkesën që SHBA të kontribuonte me një program për të nxitur interesin e qytetarëve për të votuar. Një model i suksesshëm do të ishte ai i fushatës presidenciale në SHBA, “get out the vote”, ose ai që u aplikua në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, “dil e voto”. Lufta kundër apatisë së njerëzve ndaj politikës dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike është një ndihmë e kontribut për demokracinë shqiptare. Një kërkesë të tillë, Pollo e ka bërë dhe me Salzman, shef i Delegacionit Evropian, si edhe me ambasadorë të tjerë evropianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›