Arrestohet polici i
28/01/2005
Lutfi Marqinaj ishte efektiv i Komisariatit nr.3
Një polic në "bandën e florinjtë". Grupi i hajdutëve të argjendarive të kryeqytetit ka pasur mburojë dhe një agjent të grupit të gatshëm të Komisariatit numër 3 të Tiranës. Lutfi Marqinaj është arrestuar nga kolegët e tij, një ditë pas ndalimit të kreut të bandës, Astrit Malaj.
Grabitjet
Sipas policisë, banda kryente veprimet e saj në territorin e komisariatit ku punonte polici Marqinaj, dhe gjatë aksioneve të vjedhjeve ata kishin mbështetjen e tij. Pas arrestimit antikrimi ka bërë kontroll në banesën e policit dhe nuk ka dalë duarbosh që andej. Në shtëpinë e Marqinajt janë gjetur bizhuteri dhe sende të tjera të vjedhura nga banda, të cilat ai i mbante për siguri në banesë. Ekspertët e hetimit pohojnë se banda e argjendarive,
e kryesuar nga Malaj, është autore e vjedhjes së 4 milionë lekë të reja, mall në bizhuterinë në rrugën e Kavajës, përballë Dhomës së Tregtisë, si dhe e vjedhjes së mbetur në tentativë në një bizhuteri tjetër në rrugën e Durrësit. Plaçkitësit, sipas oficerëve gjyqësorë, kanë realizuar vjedhje në zonën rreth fushës së Aviacionit.
Flagrancë
Hajduti i argjendarive të kryeqytetit, Astrit Malaj, u kap në flagrancë mesnatën e së martës, teksa rrekej të vidhte dyqanin e arturinave "Jola", në rrugën e Durrësit. U dokumentua se i prangosuri ka grabitur dhe argjendarinë në rrugën e Kavajës, në datën 16 janar. Policia shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Ka qenë ora 24.00. Teksa patrullonin në rrugën e Durrësit, shërbimet e policisë së rendit të Komisariatit nr.3, pikasën lëvizjen e pazakontë të 2 personave pranë një argjendarie. Dyshimet e uniformave u shtuan dhe më tej, kur siluetat tentuan të largoheshin nëpër errësirë, për t'iu shmangur syve të kureshtarëve. Ky fakt bëri që blutë të viheshin në ndjekje të tyre për të verifikuar dyshimet. Dhe nuk ishin gabuar. Policët që zbritën tek argjendaria, verifikuan se dikush kish tentuar të hynte aty, duke përdorur një levë për të hapur murin e prapëm. Kaq u mjaftoi efektivave të rendit të mendonin se siluetat ishin pikërisht personat që tentuan të vidhnin argjendari "Jola".
I dyshimti, që më pas u identifikua si Astrit Malaj, u shoqërua dhe tregoi bashkëpunëtorin Neza.
Krimet e tjera që akuzojnë bandën
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti me targa DR 0233 D (targa të parregullta), një levë hekuri, doreza, kapuç, 10.000 lekë, një varëse ari e shtrenjtë, dy celularë të markave "Nokia" e "Samsung", të cilat u gjendën në momentin e kapjes në flagrancë të Malajt dhe nga puna e bërë nga punonjësit e policisë. Si të mos mjaftonte vjedhja e argjendarisë në rrugën e Kavajës, Astrit Malaj dhe Edmond Neza dyshohen dhe si autorë të një sërë veprash të tjera penale. Policia bën të ditur se, grabitësit akuzohen se kanë dëmtuar një mjet tip "Benz", me targa TR 0609 G. Paskëtaj, në datën 19 janar, në rrugën "Mihal Grameno", ata kanë vjedhur autoveturën tip "Volksvagen Bora" me targa TR 6929 F. Por krimet e tyre nuk kanë reshtuar me kaq. Së bashku me Naim Salën, i ndaluar më datën 23 janar dhe shtetasin Edmond Frangu, i ndaluar dje, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një dyqani gomash në fushën e Aviacionit. Ngjarja në fjalë, për të cilën dyshohen të arrestuarit, ka ndodhur në datën 9 dhjetor 2004. Dëmi i shkaktuar nga vjedhja kap shifrën e 2.900.000 lekëve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi gomash. Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe kapjen e shtetasit në kërkim, Edmond Neza.
Vjedhjet
Vjedhja e argjendarisë në rrugën e Kavajës, në datën 16 janar të vitit 2005
Vjedhja e mjetit tip "Volksvagen Bora" me targa TR 6929 F, në datën 19 janar në rrugën "Mihal Grameno" dhe dëmtimit të mjetit tip "Benz" me targa TR 0609 G
Dyshohet se në bashkëpunim me Naim Salën e Edmond Frangun kanë grabitur një dyqan gomash, në datën 9 dhjetor të vitit të shkuar te fusha e Aviacionit
Pasaporta
Emri: Astrit
Atësia: Perlat
Mbiemri: Malaj
Vitlindja: 1981
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: I mesëm
Statusi: I dënuar 3 herë për vjedhje