Olldashi: Do sfidoj në Shijak ministrin e Bujqësisë
06/04/2005 Mazhoranca dhe opozita replikojnë mbi drejtimin e jashtëligjshëm të bizneseve
Deputeti Sokol Olldashi dhe ministri i Bujqësisë, Agron Duka, kanë replikuar dje në seancën për debatin mbi konfliktin e interesave të ministrave. Olldashi ka paraqitur në seancë disa të dhëna, ku Duka është aksioner, paguan taksa minimale, ndërsa përfiton dhe nga ripagimi i TVSH-së. "Për vitin 2003, kur ka realizuar shitje në vlerën 620 milionë lekë, Duka ka paguar TVSH 8 milionë lekë dhe po në të njëjtin vit është rimbursuar, apo më mirë i janë kthyer nga shteti 20 milionë lekë. Pra, gjatë një viti që pasqyrohet në tabelën e TVSH-së, Duka i ka paguar shtetit 8 milionë e 191 mijë lekë dhe ka marrë prej tij 20 milionë lekë. Bëni vetë diferencën se kush del i fituar, Duka apo shteti", tha Olldashi. Duke nisur nga kjo, Olldashi ka deklaruar se do të jetë kandidat për deputet përballë ministrit të Bujqësisë, në Shijak. Por në të kundërt me këtë, Duka tha se paguan disa herë më shumë tatime dhe se këtë do ta vërtetojë me dokumente për shtypin. Megjithatë, Duka tha se në shtet paguan 1 miliard lekë tatime, ndërsa TVSH është edhe më e lartë. Duke kundërshtuar idetë se ka përdorur postin për të krijuar monopole në treg, Duke theksoi se firmat e tij nuk janë të vetme në lloj dhe as të kryesuese në tregun shqiptar. Ndaj, ai theksoi se si ministër i Bujqësisë ka ndikuar në rritjen e bizneseve dhe se nuk është drejtues apo anëtar i bordit drejtues të firmave private. Gjithsesi, Kryeministri Fatos Nano ka akuzuar përfaqësuesit e opozitës shqiptare si të përfshirë në konflikte interesash. Kreu i qeverisë ka ftuar opozitën për të bërë publikë emrat e deputetëve, të cilët janë të përfshirë në trafiqe influencash. Nano ka theksuar se mocioni i 28 firmëtarëve të opozitës bëhet vetëm për efekte elektorale, ndërkohë që, sipas tij, qeveria socialiste po punon prej më shumë se një viti për të hartuar projektligjin për konfliktin e interesave, që është duke u diskutuar në komisione. "Ka qenë regjimi i Berishës, ai që solli te shqiptarët ndërtimin e firmave piramidale, si burim i pastër i një korrupsioni galopant qeveritar, që shkatërroi shtetin. Fatos Nano nuk është biznesmen dhe nuk ka asnjë biznes, dhe si pasojë në korracën time të fortë pyetje të tilla bëjnë vetëm rikoshet. Sipas jush, unë paskam përvetësuar më shumë se 2 miliardë dollarë amerikanë. Mbështetur në akuzat tuaja, që vazhdojnë të bëjnë rikoshet, gjatë periudhës që na ndan nga ajo ditë, kjo shifër ka mbërritur në mbi tre miliardë, pasi vetëm nga taksat, brenda një viti, unë përvetësokam, gjithnjë sipas Berishës, 1,4 miliardë të tjerë kësaj radhe euro. Përfitoj të përsëris këtu se e vetmja pasuri e imja dhe e hipotekuar politikisht mbetesh ti, o Sali" tha Nano. Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar anëtarë të kabinetit aktual dhe Kryeministrin si të përfshirë në konflikt të drejtpërdrejtë interesi me aktivitetet që ata ushtrojnë. Kreu i PD-së në replikën e tij tha se, "me miratimin e projektligjit për konfliktin e interesave ju dhe ministrat tuaj nuk do të mund të përvetësoni asnjë qindarkë nga taksapaguesit shqiptarë. Ky është premtimi im para shqiptarëve".