E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogu: Nuk do bëj koalicion para votimeve

06/04/2005  Drejtuesi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Leka Zogu, tha dje se lëvizja që ai drejton do të presë rezultatin e zgjedhjeve për të vendosur më pas për aleancat paszgjedhore. Kreu i LZHK-së përjashtoi çdo lloj aleance me parti të tjera politike përpara zgjedhjeve, duke deklaruar se LZHK-ja është e gatshme të kandidojë e vetme në të 100 zonat elektorale. “Ne nuk do të bëjmë asnjë aleancë përpara zgjedhjeve dhe jemi të gatshëm të përballemi në të 100 zonat elektorale me kandidatët tanë. Pasi të mbarojë procesi zgjedhor, atëherë do të presim rezultatin e zgjedhjeve dhe në bazë të tij do të vendosim për aleancat në të mirë të zhvillimit të kombit”, tha Zogu. Nga ana tjetër, kreu i LZHK-së deklaroi se ai vetë nuk do të kandidojë për deputet në asnjë nga zonat elektorale të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›