Investigativi Mahmood burgos Besnik Qemën

06/04/2005 Shkodrani i shiti kokainë dhe pasaportë false gazetarit anglez
Besnik Qemës do t’i duhet të shpenzojë katër vjet e gjysmë në burgjet angleze, pasi ai ra në kurthin e gazetarit investigativ të “News of The World”, Mazher Mahmood. Përpara gjykatës “Southwark Crown Court”, ai ka pranuar akuzat për shitjen e 3 gramëve kokainë dhe një pasaporte franceze, editorit investigativ të kësaj gazete. Gjithçka ka qenë e filmuar, kështu ish-policit shkodran, me azil të garantuar dhe nënshtetësi angleze, si ka mbetur gjë tjetër veçse të pranojë fajësinë për të tri akuzat e ngritura ndaj tij nga policia londineze.
Kurthi
Mesa duket, një mostrajtim i mirë apo prishje pazaresh nga përfitimet e prostitucionit midis Qemës dhe një shqiptare në Londër, e quajtur Aurora, ka shkaktuar pakënaqësi te kjo e fundit. Rruga më e mirë për ta hequr qafe shqiptarin trupmadh, apo për t’i dhënë një leksion, që tani do ta mbajë mend për tërë jetën, kanë detyruar shqiptaren t’i drejtohet për “ndihmë” gazetës “News of The Worl”.
“Ai është një kriminel i rrezikshëm shqiptar. Merret me shitjen e kokainës në klubet e natës. A jeni të interesuar ta ekspozoni në faqet e gazetës tuaj?”.
Kjo është biseda sinjalizuese që ajo ka zhvilluar nëpërmjet telefonit me një nga gazetarët. Nga pala mbrojtëse e Qemës, në proces janë mësuar fakte të tjera, të cilat hedhin dritë mbi hapat e mëtejshëm të investigimit. Gazetarët janë takuar me shqiptaren në një bar në qendër të Londrës, ku ajo ka shkarkuar të gjithë arsenalin e informacionit inkriminues rreth Besnik Qemës.
Aurora, prostituta shqiptare me flokë bjonde, gjatë takimit ka treguar se si Qema kontrollonte disa vajza për prostitucion. “Ai ka disa vajza në regjistrin e tij. Pagesa jonë është 250 stërlina për një orë seks, por Nik ngulmon që t’i paguajmë atij gjysmën. Të gjitha vajzat janë të frikësuara nga ai. Nik na shtyn të përdorim drogë, më pas t’ua shpërndajmë klientavë tanë”, ka thënë ajo.
Mjeshtri i investigimeve, Mazher Mahmood, pasi ka dëgjuar me vëmendje rrëfimin e Aurorës, ka hartur një plan për të futur në kurth Qemën. “Ti do t’i thuash Besnikut se je takuar me një pasanik arab, i cili kërkon të punësojë një shofer dhe bodigard me një pagesë mujore prej 8.000 paundësh në muaj. Jepi numrin tim që të më telefonojë”. Ky ka qenë udhëzimi i Mahmood, treguar në gjykatë. Shqiptarja ka vepruar sipas udhëzimit, duke vënë në kontakt Qemën me “sheikun” arab. Nuk dihet nëse gazeta i ka paguar ndonjë shumë parash prostitutës shqiptare për informacionin dhe futjen në kurth të Qemës.
Takimet
“Ai na takoi ne në një lokal ‘Mc Donalds’, në stacionin e trenit ‘Liverpool Street’ në Londër, ku mbërriti me një motor tip ‘Suzuki’, me vlerë 10 mijë stërlina”, sqaron gazetari në shkrimet e botuara rreth momenteve të takimit. Ai na tha: “Unë kam qenë një oficer policie në Shqipëri”. Pasi pranoi se u ka shpërndarë drogë VIP-ave të Londrës, Qema na shiti ne tre mbështjellëse cellofoni me kokainë, duke thënë: “Është mall i mirë, shtatëdhjetë stërlina për gram”. Në një tjetër takim, Qema tregoi se ishte një trafikant njerëzish, duke deklaruar: “Çmimi për një dokument udhëtimi (travel document) është 1200 stërlina, ndërsa një pasaportë 1700 stërlina. Por, Qema nuk ka mbaruar me kaq. Ai ka patur më shumë për të ofruar nga biznesi i tij djallëzor. Bëhet fjalë për tregtinë e armëve. Ai i ka treguar reporterëve me mision të fshehtë se, “nëse ju keni dëshirë, unë mund t’ju gjej pistoleta me çmim 300 stërlina copa”.
Prangosja
Deklarimet e ish-policit Qema, përfshi shitjen e kokainës, i pamësuar me llojin e invetigimeve sekrete gjatë kohës kur militonte në policinë shqiptare, ia ka ngulur me duart e veta gozhdën qefinit. I veshur shik, me një kapërdinë jeshije, kollare dhe këmishë rozë të kombinuara, me një trup prej kollosi, i qethur zero dhe me një mjekër të stiluar me kujdes, shkurt sipas modës, Besnik Qema të krijon përshtypjen e një mafiozi të vërtetë me tipare të kompletuara. Ai është prangosur, pasi gazetarët investigativë kanë shtënë në dorë një sërë provash inkriminuese rreth aktivitetit të tij kriminal. Kur Qema u ka shitur atyre tre gramë kokainë, e cilësuar drogë e klasit A dhe kanë qenë gati për të blerë një pasaportë franceze të falsifikuar, kanë telefonuar policinë, duke u treguar se në kurthin e tyre kishte rënë një “MR Big”. Oficerë të emigracionit së bashku me policë me uniformë kanë bërë mbylljen e aktit final të kurthit, prangosjen e Qemës, në momentin që ai po dorëzonte pasaportën e falsifikuar në hotelin “Park Lane”.
Kush është tutori që trafikonte drogë, armë dhe qenie njerëzore
“Besnik Qema pretendon se është një bodigard i personave të famshëm, të njohur ndryshe si “showbiz people”.
Por, ai mbërriti në Britaninë e Madhe duke u shtirur si azilant i persekutuar në Kosovë, është i përfshirë në shitjen e kokainës, armëve, shfrytëzim të femrave për prostitucion dhe sigurim të pasaportave të falsifikuara”, shkruan Mahmood në investigimin e publikuar më 2 shkurt 2005. Ai njihej edhe me emrin Nik, është nga Shqipëria dhe ka mbërritur në Angli si azilant në shtator të vitit 1998, duke mashtruar Ministrinë e Brendshme, Home Office, e cila më pas i garantoi azilin si i persekutuar në Kosovë dhe i dha të drejtën e shtetësisë angleze. Qema punonte si një person sigurie në klubet e natës në Londër, por qiraja e banesës ku jeton, plus ndihmat sociale, paguheshin nga shteti, ndërkohë që atij si mbetej gjë tjetër veçse të numëronte paratë që fitoheshin nga përfshirja në krim. Këto janë disa të dhëna nga CV-ja e krimit, të zbuluara nga investiguesit britanikë, të cilët për çdo javë me sukses po ekspozojnë dhe më pas çojnë drejt prangave kriminelë të rrezikshëm shqiptarë.
Kronologjia e investigimeve të Mayher Mahmood me shqiptarët
10-12-2001
Skandali pasaportave false
27-10-2002
Pasaportat e falsifikuara angleze
03-11-2002
Rrëmbimi i Victoria Beckam
2-03-2003
UN në Kosovë, certifikata false
10-03-2003
Mashtrimi i përkthyesit Ardian Shehu
01-07-2003
Falsifikimi i euros dhe paundit
11-04-2004
Pasaportat e terrorit
18-04-2004
Shesim patate të skuqura, por dhe pasaporta poshtë banakut
26-06-2004
Mashtrimi i përkthyesit Damian Zefi
30-01-2005
Gozhdimi i tutorit shqiptar Ahmed Bosnja
13-02-2005
Besnik Qema, super gangsteri shqiptar