Apeli: 500 mijë lekë gjobë Krenar Ahmetit
Prokuroria
Prokuroria e Apelit kërkoi dënimin me 500 mijë lekë të reja gjobë për Krenar Ahmetin, ish-shef i qarkullimit rrugor në Tiranë, i cili po gjykohet për veprime arbitrare gjatë ushtrimit të detyrës. Në seancën e djeshme gjyqësore, në Gjykatën e Apelit, prokuroria kërkoi dënimin me gjobë, ndërsa vetë Ahmeti kërkoi pafajësi, duke aluduar se “nuk kishte kryer vepër penale”. Ndërkohë, Ahmeti ndodhet nën hetime dhe nga Prokuroria e Tiranës për të njëjtën vepër penale. Shefi aktual i forcave të posaçme, gjatë detyrës së shefit të qarkullimit rrugor ka aksidentuar eskortën e Kryeministrit Sali Berisha.
#