Mjeku ligjor, Koçi Kërri: Në 19 ditë kemi 31 raste dhune
Fier
Viti 2010 ka nisur dhunshëm në rrethin e Fierit. Sipas mjekut ligjor, Koçi Kërri, vetëm për dy javët e para të vitit 2010 janë regjistruar me dhjetëra ngjarje që kanë pasur nevojë për aktin e ekspertizës ligjore. “është vërtet tronditës fakti se pa u mbushur ende 20 ditë nga muaji janar janë regjistruar 31 raste dhune. Bëhet fjalë për ngjarje që kanë pasur nevojë për shprehjen e institutit të mjekësisë ligjore. Ndërkohë që po t’i bazohesh kësaj logjike mund të thuash se numri i ngjarjeve në tërësi mund të jetë edhe më i madh, pasi shumë prej tyre nuk denoncohen”, është shprehur Koçi Kërri.Mësohet se gratë kanë qenë denoncueset më të shpeshta të dhunës gjatë këtij viti. Mjeku ligjor, Koçi Kërri, ka thënë se ashtu si dhe vitin e kaluar edhe këtë vit numri i grave të dhunuara është shumë i lartë. “Që nga rrahjet e lehta deri dhe ato me plagosje të rëndë janë regjistruar gjatë këtij viti në regjistrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Fier”, tha mjeku.
#