Apeli çliron Lulzim Bashën nga statusi i të pandehurit
Dosja “Rrëshen-Kalimash” mbetet vetëm për të pandehurin Andi Toma. Gjykata e Lartë është e detyruar të shprehet nëse do ta gjykojë më këtë dosje
Laureta Rryçi
Tiranë - Dosjes “Rrëshen–Kalimash” duket se po i harrohet objekti duke shqyrtuar pa fund vetëm afatet. Me vendimin e dhënë dje nga Gjykata e Apelit, ministri Lulzim Basha ia ka hedhur paq edhe një herë duke krijuar një mish-mash vendimesh që në fund e nxorën emrin e tij nga statusi i të pandehurit. Për këtë pritet që në seancën që do të zhvillohet më 27 shkurt, Gjykata e Lartë fillimisht do të shprehet nëse do të jetë më kjo dosje kompetencë gjykimi për të apo do ta kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë. Në dhjetor të vitit 2008, gjyqtarja Fatmira Hajdari u shpreh në favor të Lulzim Bashës, i cili, nëpërmjet avokatëve mbrojtës, kërkoi shpalljen të pavlefshme të vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatjen e afateve të hetimit (6 nëntor – 6 dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm të çdo veprimi të kryer pas 6 nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë për abuzime me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash.
Apelimi
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë u apelua nga Prokuroria e Përgjithshme me argumentimin se është Gjykata e Lartë kompetente për të shqyrtuar kërkesat penale të bëra nga personat që gëzojnë imunitet, sikurse parashikohet në Nenin 141 të Kushtetutës. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha gëzon imunitetin e deputetit dhe për pasojë çdo kërkesë e tij duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. Mirëpo vendimi për të mos e quajtur të vlefshëm dokumentin që e cilëson të pandehur ministrin Basha duket se do ta fusë këtë dosje në një tjetër qorrsokak.
Dosja
Dosja penale ndaj Lulzim Bashës mban Nr. 5 dhe është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë më 6 dhjetor 2008. Sipas prokurorisë, Lulzim Basha në kohën kur mbante postin e ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me ish-drejtorin Juridik të këtij dikasteri, ka abuzuar me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Rrugës Durrës-Kukës. Hetimet për abuzimet me fondet nisën në fillim të vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranës. Nën akuzë u vunë ish-zëvendësministri i Transporteve Armand Teliti, ish-drejtori Juridik i këtij institucioni Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Pasi u gjetën elementë të shpërdorimit të detyrës nga ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme. Për të hetuar më tej, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi që deputetit Basha t’i hiqej imuniteti, kërkesë e cila u miratua. Pas dhjetë muaj hetimesh, Prokuroria e vuri nën akuzë Lulzim Bashën. Pas refuzimit të këtij të fundit për t’u paraqitur në Prokurori, dosja penale u dorëzua për gjykim në Gjykatën e Lartë. Prokuroria arriti në përfundimin se Lulzim Basha i ka kryer veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera”, në bashkëpunim me ish-drejtorin Juridik të Ministrisë së Transporteve, Andi Toma. Ndërkaq, për ish-zëvendësministrin Teliti u hoq akuza.
“Kushtëzimi” i Gjykatës së Lartë
Ndërkohë, Gjykata e Lartë e shtyu seancën e parë të gjykimit të dosjes në themel ndaj Lulzim Bashës, i akuzuar për abuzime me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Rrugës Durrës-Kukës. Më 30 janar, nëpërmjet një shkrese, shefi i diplomacisë shqiptare i kërkonte gjykatës shtyrjen e seancës gjyqësore dhe caktimin e një date tjetër për zhvillimin e saj. Mosparaqitjen në gjykatë, deputeti pa imunitet e justifikonte me axhendën e ngjeshur për shkak të postit që mban, atë të Ministrit të Punëve të Jashtme. Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi ta shtyjë seancën e radhës më 27 shkurt, duke i dhënë të akuzuarit kohën e mjaftueshme për planifikimin e aktiviteteve dhe paraqitjen e tij para gjykatës. Lulzim Basha është i pari ministër që gjykohet nga Gjykata e Lartë përgjatë 18 viteve.
3 Shkurt 2009