E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, rrëshqitjet e dheut rrezikojnë fshatin Arrëz



KORÇË - Rrëshqitjet e dheut kanë bërë që muret e disa banesave në fshatin Arëz të Devollit të pësojnë plasaritje të rënda.
Prefektura e Korçës ka kërkuar largimin e banorëve nga ky fshat pasi lëvizjet tektonike të tokës rrezikojnë jetën e tyre. Sipas informacioneve që vijnë nga kjo Prefekturë, më të rrezikuara janë dy banesa të veçuara, të cilat ndodhen shumë pranë pikës kryesore të rrëshqitjes së dheut. Ndërkohë mësohet se familjet që jetonin në to janë evakuuar. Për t’i bërë ballë situatës alarmante të krijuar në fshatin Arrëz, është ngritur shtabi i emergjencave civile në prefekturë. Ai ka verifikuar situatën dhe rrezikshmërinë që ekziston në fshat. Problematik si shkak i rrëshqitjes së dherave paraqitet edhe fshati Trebinjë i Pogradecit, ku janë në rrezik 7 banesa, ndërsa njëra është shembur plotësisht. Tri ditë më parë, rrëshqitja preku edhe një nga akset Korçë-Liqenas, nyje lidhëse midis zonës së Juglindjes dhe Maqedonisë.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›