E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i BE: “Respektoni procedurat ligjore deri në fund të procesit. Jemi gati t’ju ndihmojmë”

25-05-2011 / Gazeta 55

Deklarata e përbashkët e zyrave të baroneshës Ashton dhe komisionarit Fyle bën thirrje për respektimin e institucioneve dhe trajtimin e animimeve në frymën e dialogut, duke vënë interesat e vendit mbi interesat personale apo partiake

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, kanë bërë mbrëmjen e djeshme, një deklaratë mbi situatën aktuale në Shqipëri.
“Ne kemi mbajtur shënim ditën e djeshme bërjen publike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rezultatit për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Megjithatë ne kemi mbajtur shënim që çështja e logjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota ‘të hedhura gabimisht’, është një çështje që përbën shqetësim”, thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fyle.
Ata theksojnë se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende dhe se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR.
“Bashkimi Evropian pret qe procedurat e apelimit të jenë të ndershme, transparente dhe të mbahen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues. Zgjidhje konsensuale dhe të qëndrueshme mund të gjenden për ato çështje të cilat nuk janë mbuluar në mënyrë eksplicite nga ligji dhe që kërkojnë interpretim. Për këtë qëllim, partitë duhet të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakort se si ta trajtojnë çështjen e votave ‘të hedhura gabimisht’. Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së”, thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fyle.
Interesi i vendit dhe vazhdimësia e procesit të integrimit evropian duhet të mbizotërojë para interesave partiake. Udhëheqësit politikë duhet të jenë në lartësinë e aspiratave evropiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm hungarez Janos Martony, vendit kryesues të 27 vendeve europiane thotë së politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces dhe se të gjitha ankesat duhet të zgjidhen në mënyrë ligjore.
“Nuk më përket mua të komentoj rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ne e kemi sqaruar pozicionin tonë më parë, çka e ka përsëritur edhe tani Ashton, që është në kompetencën e saj. Edhe Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së do të debatojë për raportin e delegacionit të tij të kryesuar nga Eduard Kukan, kurse zëdhënësja e Fyles në Komisionin Europian, Natasha Buttler, ka vlerësuar votimin e qetë të 8 majit dhe është shprehur se për të bërë një vlerësim të këtyre zgjedhjeve, Komisioni Europian do të presë gjithashtu raportin final të OSBE-ODIHR dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ankesat e partive politike”, tha Martony.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›