E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vlerësoj transformimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit”

25-05-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Teodor  Spassov Roussinov, me rastin e përfundimit të detyrës së tij. 

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim ambasadorin e Bullgarisë, Teodor  Spassov  Roussinov, me rastin e përfundimit të detyrës së tij. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë e falënderoi ambasadorin bullgar për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira midis të dy vendeve dhe qeverive në zgjerimin e bashkëpunimit, në dobi të interesit në të mirë të dy popujve miq.
Nga ana e tij, Ambasadori Teodor Spassov Roussinov, vlerësoi  transformimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar  gjatë  viteve të fundit, në veçanti anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe reformat e thella brenda vendit.
Ai i rikonfirmoi kryeministrit Berisha se qeveria bullgare dhe vendi i tij do të vazhdojnë të mbështesin plotësisht Shqipërinë dhe qeverinë shqiptarë në rrugën  për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›