E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Bush: Evropa te afrohet me SHBA

PARIS - Presidenti Bush ka bere hapa perpara ne permiresimin e marredhenieve me Evropen Perendimore, nje objekt kryesor i mandatit te tij dyte presidencial. Pasi beri betimin si President per heren e dyte ne vitin 2005, ai shkoi ne Bruksel, ku beri thirrje per nje etape te re ne marredheniet transatlantike. Keshilltari per Sigurine Kombetare ne Shtepine e Bardhe, Stephen Hadley, tha se ka te dhena se ka filluar nje epoke e re, duke permendur udheheqesit e rinj ne pushtet ne Itali, Britani, Gjermani dhe France. "Kemi udheheqes si Kryeministri Berluskoni, Kancelarja Merkel, Presidenti Sarkozi, te cilet jane te angazhuar per nje Evrope te fuqishme dhe te vendosur, qe con perpara vlerat e lirise si brenda kufijve evropiane edhe pertej tyre". Hadley shtoi se Presidenti Bush ka vendosur te mbaje nje fjalim ne Paris. Ai do t'u beje thirrje udheheqesve evropiane te punojne edhe me ngushte me Shtetet e Bashkuara per te sjelle paqe dhe zhvillim ne vendet ne Lindjen e Mesme.

"Presidenti do te argumentoje se zhvillimi i shoqerive te lira dhe te perparuara ne te gjithe Lindjen e Mesme eshte paresor per paqen ne shekullin e 21-te, ashtu si dhe zhvillimi i nje Evrope te lire dhe te perparuar ishte paresor per paqen ne shekullin e 20-te", detajoi Hadley.

Ai shtoi se Presidenti po perpiqet te argumentoje domosdoshmerine e nje qendrimi te bashkuar ndaj Iranit dhe riangazhimit te Atlantikut per te mbeshtetur Afganistanin. Shtepia e Bardhe e ka quajtur fjalimin e se premtes, ne zyrat qendrore te Organizates per Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik ne Paris, si momentin me kryesor te turneut te Presidentit ne Evrope. Fjalimi mbahet pas takimeve ne Itali, Gjermani dhe Slloveni, ku Presidenti Bush mori pjese ne takimin e pervitshem te nivelit te larte midis Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Vete Presidenti Bush kerkoi zyrtarisht, bashkepunim me te ngushte nga evropianet. Ai u beri thirrje udheheqesve evropiane te punojne edhe me prane me Shtetet e Bashkuara per te siguruar qe terroristet te mos kene strehe ne Afganistan. Ne fjalimin ne Paris, ne Organizaten per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik, Bush u beri thirrje aleateve te qendrojne pas asaj, qe ai e quajti "demokraci te re dhe trimereshe" ne perpjekjet e tanishme. Ai theksoi rendesine e bashkepunimit Amerike-Evrope ne perhapjen e idealeve te demokracise, lirise dhe drejtesise ne Lindjen e Mesme, Afganistan, Irak dhe Liban dhe perpjekjet per t'u perballur me kercenimin berthamor te Iranit. Presidenti theksoi gjithashtu rendesine e zgjidhjes se problemit te ndryshimeve klimatike te krizes ushqimore dhe terrorizmin. Bush shkoi ne Paris nga Roma, pas bisedimeve me udheheqesit italiane dhe Papa Benediktin.

"Evropa te ndihmojne Afganistanin"

Gjate qendrimit ne Paris, Bush pati ne axhende, takime me Presidentin e Frances, Nikolas Sarkozi. Ky eshte takimin i tyre i pare zyrtar ne token franceze. Presidenti Bush tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet te sigurohen qe Afganistani kurre me te mos behet vend i sigurt per terroristet. "Ngritja e shoqerive te lira dhe prosperuese ne Lindjen e Mesme eshte esenciale per paqen ne shekullin XXI., ashtu sic ishte ngritja e shoqerive te lira dhe prosperuese ne Evropen e shekullit XX. Evropa dhe Amerika duhet t'u qendrojne prane reformatoreve dhe lidereve demokratike, si dhe miliona njerezve te thjeshte ne mbare Lindjen e Mesme, te cilet shpresen e kerkojne tek paqja dhe liria", tha presidenti Bush. Vizita e tij ditore ne Paris po realizohet ne kuader te turneut te tij evropian, perpara se te largohet nga zyra ne janar, 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›