E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guantanamo, shkelet Kushtetuta

UASHINGTON - Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara ne Uashington, mori dje nje vendim parimor, i cili u mundeson te arrestuarve ne burgun ushtarak te Guantanamos te drejten per ta nxjerre rastin e tyre para gjyqeve civile ne SHBA. Gjykatesit thane se refuzimi nga qeveria amerikane i pranimit te kesaj te drejte, shkel kushtetuten. Analistet dyshojne se Bush do te perpiqet serish te kaloje ne Kongres nje ligj tjeter, qe do te mundesonte mbajtjen ne burg te te dyshuarve per terrorizem pa ngritje te padise.

Presidenti Bush, ne anen tjeter, shprehu zhgenjimin e tij. "Do t'i nenshtrohemi vendimit te gjykates. Kjo nuk do te thote se pajtohem me vendimin. Gjykata ishte e ndare dhe une pajtohem plotesisht me ata qe kundershtuan. Mospajtimet e tyre bazoheshin ne shqetesimin serioz per sigurine kombetare amerikane", tha Bush. Por, Bush shtoi se gjithnje ekziston mundesia qe te provoje serish. "Ne do ta studiojme kete opinion dhe kete do ta bejme duke pasur ne mendje nese nje ligj shtese do te ishte i pershtatshem per t'u treguar amerikaneve, se ne po bejme gjithcka mundemi per t'u mbrojtur juve", tha Presidenti Bush.

Nuk eshte hera e pare qe Xhorxh Bush merr nje refuzim nga Gjykata me e Larte e SHBA, kjo eshte hera e trete. Por, prej te gjithave, kjo eshte ajo qe duhet t'i dhembe me shume dhe sipas te gjitha gjasave e fundit e periudhes se tij ne post. Tri here kane konstatuar deri tani gjykatesit se te dyshuarit per terrorizem, qe mbahen nga qeveria "Bush" si "luftetare armiq" te arrestuar ne Guantanamo, kane te drejten te ankohen kunder arrestimit te tyre. Dhe ta bejne kete jo para nje gjykate ushtarake, por para nje gjykate te rregullt civile ne territorin amerikan. Ne vendimin e marre me numer minimal votash, pese pro dhe kater kunder, thuhet me tej se ka qene dhe eshte "e papershtatshme", qe u eshte refuzuar aktualisht 270 te burgosurve nje trajtim ne baze te Konventes se Gjeneves per te burgosurit e luftes.

Disa prej tyre ka me shume se gjashte vjet qe ndodhen pas kangjellave te Guantanamos. Kurse 80 prej tyre presin procesin gjyqesor para gjykatave te posacme ushtarake. Por, pas ketij vendimi te Gjykates eshte e paqarte, nese do te kete ndonjehere vendime te tilla. Javet e fundit ka pasur vetem degjime pergatitore te seances, kur u moren ne pyetje te dyshuarit si nxites te atentateve te 11 shtatorit 2001. Ata, si te gjithe te burgosurit e kampit mund te kerkojne tani para nje gjykate civile lirimin e tyre dhe ndoshta mund ta arrijne kete: nje enderr e keqe per presidentin, i cili deklaroi gjate vizites se tij ne Rome, se do ta pranoje vendimin, edhe nese e refuzon ate: "Vete Gjykata eshte thellesisht e percare. Une mbeshtes pikepamjen e minoritetit. Ata e kundershtuan mendimin e shumices nga meraku per sigurine kombetare".

Nuk perjashtohet qe deputete republikane te kongresit te perpiqen serish ta minojne vendimin e Gjykates me ane te ndryshimeve te ligjeve. Por ata sot jane ne minoritet.

Burgu i Guantanamos u hap ne vitin 2002. Aty mbahen te ndaluar persona qe mendohet se kane lidhje me terrorizmin. Atje mbahen rreth 270 burra, te cilesuar "luftetare armiq".

Vota, pese me kater

Vendimi i djeshem pati nje rezultat te ngushte. Anetaret e gjykates votuan pese ne favor dhe kater kunder duke vendosur qe te burgosurit qe mbahen ne bazen amerikane ne Kube te kene te drejtat qe garanton Kushtetuta amerikane. Duke shprehur mendimin e shumices, gjykatesi Anthony Kennedy tha se ligjet dhe Kushtetuta e vendit jane te hartuara ne menyre te tille qe te mbijetojne dhe te mbeten ne fuqi, ne situata te jashtezakonshme.

Eshte hera e trete qe Gjykata e Larte nxjerr nje vendim qe bie ndesh me administraten e Presidentit Bush per ceshtjen e te ndaluarve te Guantanamos. Pas vendimeve te meparshme, Shtepia e Bardhe dhe Kongresi moren masa per ta ndryshuar ligjin per te plotesuar vakuumin ligjor ekzistues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›