Banorët, jetesë nga mbledhja e kromit
KUKES - Mbledhja, grumbullimi dhe më pas shitja e mineralit të kromit në rajonin e Kukësit, Hasit e Tropojës është kthyer në një mjet fitimi dhe burim jetese për këto zona.
Banorët rrezikojnë edhe jetën në mbledhjen e mineraleve, që ua shesin tregtarëve piratë me një çmim fare të lirë. Këta të fundit arrijnë që mineralin ta tregtojnë në Portin e Durrësit me rreth 460 USD për ton. “Ky rajon në hartën gjeologjike të Shqipërisë është më i pasuri në minerale si krom, bakër, nikel etj., u shpreh inxhinier Hamit Noka. Prej disa kohësh, disa specialistë nga Japonia, të shoqëruar dhe nga specialistë nga Tirana, po bëjnë një inspektim të hartës gjeologjike në terren në këto zona. Shefqet Bruka, kryetar i Këshillit të Qarkut pohoi se, janë 40 firma private që kanë leje shfrytëzimi të mineraleve. j.h