Apeli i ambasadoreve Mbeshtesim integrimin e Shqiperise

Ambasadori i Italisë në Tirane Saba D’elia dhe ai i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, i përcjellin ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto qëndrimin e vendeve të tyre pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një takim me shefin e diplomacisë shqiptare, ata i janë referuar mesazhit që ministrat e jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë i dërguan tre ditë më parë përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule në të cilin theksohet se “perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual.
Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”. Gjithashtu, në mesazh thuhet se procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.