E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te arrestuarit e Shales gjykata 10 dite burg per 3 prej tyre

Gjykata e rrethit gjyqësor në Shkodër, në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj 5 të arrestuarve në Komunën Shalë që akuzohen për pengim të procesit të zgjedhjeve të 31 Korrikut, e ka vlerësuar të paligjshëm arrestin në flagrancë të të ndaluarve, pasi ata nuk janë kapur në kryerje e sipër të veprës penale.

Megjithatë për 3 prej të arrestuarve, Petrit Colin, Mirash Rrethatorin dhe Pëllumb Mollzati, që kanë precedentë penalë, për shkak të rrezikshmërisë së ulët shoqërore që paraqet vepra penale në fjalë, është caktuar masa e sigurisë personale arrest me burg 10 ditë, kohë gjatë së cilës prokuroria është detyruar të sjellë materialet e duhura dhe provat shkresore që vërtetojnë akuzen e ngritur. Ndërsa për dy të tjerët, Prek Kodra dhe Kolë Gjergji u caktua masa detyrim paraqitje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›