Apeli i ministrit Imami Duam ndihme nga NATO

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami duke folur ne nje interviste per kanalin televiziv te Tiranes Top Channel shprehet se ka kerkuar ndihme nga NATO per te perballuar situaten e krijuar me permbytjet ne Shkoder. Ministri shton se gjendja e renduar raportohet edhe ne Velipoje e cila tashme nuk ka asnje komunikim me pjesen tjeter te vendit dhe eshte kthyer ne nje ishull ku per fat te keq nuk shkojne dot as anijet e ushtrise. Kemi kerkuar ndihme. Presim ndihme per transportin. Furnizimi eshte bere ne cdo zone te permbytur pervec Velipojes. Anijet tona jane perpjekur per tiu afruar po ka qene e pamundur eshte shprehur Imami.
Operacioni - angazhohen 465 trupa ushtarake dhe rreth 120 mjete transporti tokesore dhe ajrore
Ne qarkun e Shkodres per te ndjekur e drejtuar nga afer operacionin ne ndihme te zonave te permbytura krahas gjeneraleve dhe komandanteve te njesive ushtarake te perfshira ne kete operacion ndodhen edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral major Maksim Malaj zevendesministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu dhe zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem kunderadmiral Kristaq Gerveni.
Ndersa Forcat e Armatosura vazhdojne angazhimin e tyre per perballimin e situates se veshtire ne qytetin e Shkodres nga ana e tyre eshte bere dje edhe nje panorame e situates.
Sipas kesaj panorame mesohet se situata dhe gjendja ne qytetin e Shkodres dhe ne shume fshatra te ketij rrethi ka vijuar te rendohet edhe gjate nates se parmbremshme dhe oreve te mengjesit te djeshem. Hyrja e qytetit te Shkodres dhe disa lagje te saj jane te bllokuara nga uji. Nderkaq vazhdon permbytja ne fshatrat Vukatan Kuc Trush Mali i Jushit Velipoje Dajc Obot Darragjat Muriqan Oblike e Madhe Zus Xhabiej Asht Berdice Rranxa Ura e Gjolulit dhe Pentar. Jane bllokuar rruget ne akset Ura e Bunes-Shiroke Shkoder-Velipoje dhe Obot-Ana e Malit. Forcat dhe mjetet e ushtrise te dislokuara ne zonat e permbytura te qarkut te Shkodres vazhdojne te jene te angazhuara per perballimin e situatave te krijuara dhe ne ndihme te popullates ne nevoje. Aktualisht ne kete operacion te madh dhe te veshtire nga Forcat e Armatosura jane angazhuar 465 trupa 73 mjete transporti 10 mjete speciale xheniere 26 mjete ujore 4 mjete ajrore 3 autoambulanca etj.
Nga forcat dhe mjetet e ushtrise jane kryer keto volume pune
Evakuim njerezish - 1146 banore
Evakuim i gjese se gjalle - 85 krere
Transport dhe shtrim cakell - 32 m3
Transport te semuresh me helikopter ndash 12 persona
Transport ushqimesh 3 ton
Shperndarje ndihmash ushqimore 105 pako ushqimore 8 ton koncentrate 8 ton miell etj.