E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton Buxhetin e vitit 2011

04-12-2010 / Gazeta 55

Opozita nuk mori pjese ne votim e thyen bojkotin Arben Malaj dhe Andis Harasani

Kuvendi miratoi pas mesnates se kaluar nen per nen buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem. Opozita nuk mori pjese ne votim me perjashtim te deputeteve Arben Malaj dhe Andis Harasani te cilet kishin paraqitur disa amendamente. Projektbuxheti i vitit 2011 ka marre miratimin e Kuvendit rreth ores 1 pas mesnate me 73 vota pro dhe 2 kunder te deputeteve socialiste Arben Malaj e Andis Harasani.
Opozita u larguar duke mos e votuar draftin ndonese grupi parlamentar socialist paraqiti disa amendime dhe kishte paralajmeruar pjesemarrjen ne votim.
Socialistet u larguan nga salla duke braktisur jo vetem amendimet e paraqitura nga vete ata por edhe dy deputetet qe i kishin hartuar ato Arben Malajn dhe Andis Harasanin te cilet kerkuan diskutimin e amendimeve ne komisionin e ekonomise.
Pas 20 minutash diskutime Komisioni i Ekonomise pranoi dy propozime te paketes se Malajt dhe Harasanit per rimbursimin e kasave fiskale dhe kufirin e investimeve buxhetore ne 33 per qind.
Ndersa kerkesa per uljen e deficitit ne 2.5 per qind u rrezua duke u argumentuar si nje kerkese jo realiste.
Ne celje te seances e cila u shty per oret e vona te mbremjes per shkak te emergjences nga permbytjet ne rrethin e Shkodres kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kerkoi qe diskutimet te perqendroheshin rreth nxjerrjes se pergjegjesise dhe percaktimit te masave per kapercimin e situates ku sic pretendoi ai mijera persona nuk dihet nese do te gdhihen apo jo.
Duke reaguar ndaj ketij deklarimi kryeministri Berisha akuzoi opoziten e cila sic u shpreh ai ka patologji ekstreme per te ardhur ne pushtet mbi fatkeqesite.
Ne seancen parlamentare te Kuvendit u miratuan edhe disa projekt-ligje te tjere nderkohe qe grupi kuvendor socialist dorezoi gjithashtu me shkrim oferten e re per zgjidhjen e situates politike ne vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›