E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dendura shkaktojne deme edhe ne zona te tjera

04-12-2010 / Gazeta 55

Zhbllokohet autostrada Tirane ndash Durres

Ndersa veshtiresohet edhe me shume situata ne zonat e permbytura ne Shkoder reshjet e shumta shkaktojne permbytje dhe deme ne shtepi rruge dhe trase hekurudhore edhe ne Lezhe Durres Fushe- Kruje Mat e Librazhd.
Shqetesimi me i madh per autoritetet eshte shendeti i qytetareve dhe rreziku i carjes se argjinaturave te lumenjve dhe kontrolli i kaskadave te Drinit dhe Matit.
Reshjet e shumta te shiut ne pjesen Veriore dhe Lindore te vendit kane sjelle probleme serioze ne qarkullimin e automjeteve. Ministria e Transporteve raporton per te paken 20 rruge kryesore dhe dytesore qe jane te bllokuara totalisht ose kalohen me veshtiresi nga makinat. Lista e rrugeve me probleme nis qe nga autostrada Tirane-Durres ne Marikaj dhe deri ne bllokimin e Unazes ne Bulqize dhe rreshqitjet e medha te dheut ne Puke. Probleme ka dhe ne rrugen Vlore-Sarande.
Uji mbi rruge beri te bllokohet per disa ore autostrada Durres-Tirane ndersa hekurudha Tirane- Shkoder eshte perfundimisht jashte pune nga carjet e trasese se saj.
Nderkaq edhe rruga Burrel-Tirane dhe ajo Librazhd-Prrenjas per disa ore u mbuluan nga rreshqitjet e dherave prej reshjeve te shumta qe bene te vershoje uji edhe mbi rrugen Durres-Kukes ashtu si ne vete qytetin e Durresit dhe Fushe- Krujes.
Gjithe meraku i autoriteteve eshte te shendeti i qytetareve dhe rreziku i carjes se argjinaturave te lumenjve sidomos ne zonen e Torovices mes Lezhes dhe Shkodres carja e te ciles do te shkaktonte permbytje te papara sipas tyre.
Drejtori i KESH-it Engjell Zeqo tha se po shkarkohet maksimalisht uje nga kaskadat e Drinit dhe Matit dhe siguria per digat e tyre eshte maksimale edhe pse aktualisht reshjet po sjellin prurje masive nga lumenjte e veriut.
Situata ne Shkoder njohu te premten prani me te madhe uji ne lagjet e qytetit cka ia veshtiresoi edhe me jeten e perditshme sidomos qytetareve ne nevoje.
Ne orte e vona te mbremjes se kaluar Shtabi i Emergjencave i Prefektures se Qarkut Tirane njoftoi se autostada Tirane - Durres ishte rihapur per kalimin e te gjithave llojeve te automjeteve ndersa kerkoi nga drejtuesit e mjeteve kufizimin e shpejtesise ne kete autostrade dhe ne menyre te vecante ne segmentin rrugor Vore - Maminas ku shpejtesia e mjeteve nuk duhet te kaloje me shume se 60 km ne ore.
Gjithashtu Shtabi i Emergjencave i Prefektures se Qarkut Tirane njoftoi se te gjitha akset apo segmentet e qytetit te Tiranes jane te kalueshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›