Rendohet situata e permbytjeve ne Shkoder/Ushtria dhe policia ne pune dite e nate per perballimin e gjendjes emergjente

Pas permbytjes masive te gjithe zones fushore te Nenshkodres tashme edhe vete qyteti po perjeton nje situate te papare permbytje per shkak te daljes nga shtrati te Lumit Buna dhe Liqenit te Shkodres. Vetem gjate nates dhe paradites se djeshme niveli i ujerave eshte rritur me rreth 15 centimeter duke pushtuar lagjet hyrese te qytetit. Tashme mjeti i vetem per levizjen e banoreve jane varkat si dhe automjetet e larta te ushtrise.
Niveli i larte i ujit qe ne disa vende arrin ne mbi nje meter lartesi ka izoluar disa qindra familje qe banojne ne pallatet ne hyrje te qytetit. Uji ka hyre ne katet e para te banesave si dhe ne nje numer te madh dyqanesh dhe biznesesh private.
Kryetari i Bashkise se Shkodres Lorenc Luka e cilesoi situaten tejet te renduar per shkak te nivelit ne rritje te ujerave dhe bllokimit te kolektoreve te shkarkimit.
Kryebashkiaku Luka tha se po rriten kapacitet per strehimin e banoreve te evakuuar nga lagjet me te rrezikuara te qytetit. Ai tha se deri tani jane evakuuar mbi 4 mije persona nderkohe qe ka nisur operacioni per furnizimin e banoreve te izoluar me ushqime dhe materiale te tjera te nevojshme.
Gjate nates kane vijuar dhe evakuimet ne disa pika kritike nderkohe qe reshjet e shirave vazhdojne duke krijuar te tjera veshtiresi per banoret.
Autoritetet thone se po punojne per minimizimin e pasojave.
Te shperngulurit jane strehuar ne konvikte dhe hotele nderkohe qe po kryhet furnizimi i familjeve qe jane ne katet e larta te shtepive te rrethuara nga uji.
Forca te shumta te policise dhe ushtrise jane ne terren ne ndihme te te rrezikuarve.
Perkrah ketyre forcave prej te premtes do te jene edhe pjesetare te Forcave te Sigurise se Kosoves FSK ne misionin e dyte te tyre jashte Kosove.
Nderkohe duket se ne terren situata mund te menaxhohet vetem nga forcat dhe mjetet e ushtrise e te policise te cilat dje jane perqendruar kryesisht ne komunen e Velipojes dhe ate te Dajcit si dhe ne operacionin per evakuimin e banoreve qe gjenden ende brenda zones se permbytur te Nenshkodres.
Gjate dites se djeshme situata ka qene tejet e veshtire ne argjinaturen e Torovices ku niveli i ujit ka arritur ne kuotat maksimale. Permbytjet e diteve te fundit i kane kaluar tashme permasat e atyre te fillimvitit nderkohe qe situata pritet te perkeqesohet me tej gjate diteve te ardhshme per shkak te vazhdimit te reshjeve dhe shkarkimeve te detyruara nga Hidrocentrali i Vaut te Dejes. Per momentin permbytja ka perfshire rreth 13 mije hektare toke bujqesore dhe mijera banesa e biznese private nderkohe qe numri i te evakuuarve eshte me i madh se 10 mije persona.
Gjate muajve te veres te ketij viti per te evituar permbytjet eshte punuar ne ngritjen dhe riparimin e disa argjinaturave ne komunat qe shtrihen ne brigjet e lumenjve Drin dhe Bune. Por pavaresisht ketyre punimeve dhe investimeve te konsiderueshme financiare Shkodra perjeton aktualisht nje nga situatat me problematike te permbytjeve.