E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli kthen në detyrë Krenar Ahmetin

Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Apelit në Tiranë shfuqizoi dje vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra të shefit të Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit, Krenar Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Pas një seance, që zgjati më shumë se gjysmë ore, Apeli vendosi që Ahmeti mund të rikthehet në detyrë, pasi nuk u vlerësuan prova të mjaftueshme për pezullimin e tij nga detyra. Dy javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi masën e sigurisë “pezullimin nga detyra”, ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor deri në përfundim të hetimeve, pas dy kallëzimeve për veprime arbitrare , nga një prokurore e Krimeve të Rënda dhe një qytetar nga Durrësi. Pas vendimit për pezullimin e tij, ministri Nishani, përmes një letre në cilësinë e punëdhënësit, kërkoi të mos merrej një vendim i tillë për largimin e Ahmetit, kërkesë që ndeshi në reagimin e gjykatës, si ndërhyrje në punët e saj.

Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›