Lufta kundër trafiqeve mbledh prokurorët e Evropës Juglindore
Autori i Lajmit: red.
Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike mbledh sot në një takim dyditor prokurorët e vendeve të Evropës Juglindore. Kështu nga sot zhvillon punimet takimi i 12-të i SEEPAG-ut, Grupi Këshillimor i Prokurorëve të Evropës Juglindore. Ndërkohë që presidenca e radhës për vitin 2008 i kaloi Shqipërisë. Shqipëria për vitin 2008 ka drejtimin e këtij organizmi. Ndërkohë që përfaqësuesi i Prokurorisë Shqiptare dhe organizatori i takimve të SEEPAG, është Arqile Koça, prokuror i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale.
Objekti i këtij takimi do të jetë diskutimi mbi trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe mundësitë për grupe të përbashkëta hetimi në këtë fushë. Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë të ditur se në takim do të paraqitet një tablo e qartë e rrjeteve të trafikimit të narkotikëve në rajon, të shihen hapësirat e një bashkëpunimi më të ngushtë në hetimin e tyre nëpërmjet krijimit të grupeve të përbashkëta të hetimit.
Në dy ditët e këtij takimi do të krijohet mundësia për një bashkëpunim më të ngushtë mes përfaqësuesve dhe institucioneve të 12 prokurorive të vendeve të Evropës Juglindore, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. SEEPAG përbën një grup prokurorësh të Evropës Juglindore, i cili ka filluar të funksionojë qysh nga viti 2003. Në këtë rrjet të prokurorëve nga 12 vende të Evropes Juglindore përfshihen Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Ky grup prokurorësh është krijuar mbi bazën e marrëveshjeve midis institucioneve respektive dhe nuk ka personalitet juridik.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008