E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur 54-vjeçari pranë ambasadës amerikane

Autori i Lajmit: red.
Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur dje pas mesdite në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë konfirmuan se morën njoftim që në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të ambasadës amerikane në Tiranë, ka gjetur vdekjen një shtetas.
Në vendin e ngjarjes shkuan specialistë të Seksionit kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit, nga ku u formua grupi hetimor për të sqaruar motivet dhe rrethanat e kësaj vdekjeje. Burime nga policia bënë të ditur zyrtarisht se pas verifikimeve të para, rezultoi se viktima është shtetasi Vladimir Banaj, 54 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë nga Tirana për në drejtim të Saukut.
Paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet se shkaku i vdekjes është ataku kardiak, pasi viktima gjatë dhënies së biçikletës ka rënë pa ndenja në tokë, ku dhe ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›