E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë të pandehurit, shtyhet gjyqi për dosjen “Kashari”

Autori i Lajmit: red.
Seanca e parë gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve për “abuzime me pronat” është shtyrë për shkak të mungesës së katër prej të pandehurve, të cilët gjykohen në gjendje të lirë. Në Gjykatën e Tiranës nisi dje shqyrtimi i dosjes Kashari me 10 të pandehur, katër prej të cilëve hetohen në gjendje të lirë, ndërsa të tjerët nën masën arrest në burg . Të pandehurit e kësaj çështjeje janë Alfred Sulaj, 33 vjeç, ish-kryetar i komunës Kashar, Naim Karaj, 45 vjeç dhe Faik Fejza, 56 vjeç, ish-kryetarët e kësaj komune përkatësisht për periudhën 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera, 65 vjeç ish-kryeplak i komunës, Shefqet Alikaj, 51 vjeç, përgjegjësi i zyrës së Kadastrës, Ismail Sulaj, 42 vjeç dhe Xhevahir Hyka, 43 vjeç, banues në Kashar si dhe Bardhyl Kamberi, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valiasi. Seanca e parë është shtyrë për shkak të mungesës së katër të pandehurve.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›