Pinari përgënjeshtron Diverolin: “Ai e dinte se blinte municione kineze”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ish- drejtori i MEICO-s përgënjeshtron deklaratën e presidentit të kompanisë AEY, dhënë para Kongresit Amerikan. Efraim Diveroli e dinte se po blinte municione kineze. Ndërsa në lidhje me përgjegjësitë e tij për lidhjet e kontratave për shitjet e municioneve, Ylli Pinari ka deklaruar se ka zbatuar urdhrat e eprorëve dhe rregulloren e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ligjin. Për më shumë se gjashtë orë para grupit të hetimit, Ylli Pinari ka dhënë shpjegime në lidhje me kontratën e lidhur me Diverolin, praktikat e demontimit të municioneve dhe kontrollet e ushtruara në fabrikën e demontimit në Gërdec.
Dëshmia
“Diveroli e dinte se blinte municione kineze. Unë kam kryer vetëm detyrën duke respektuar urdhrat e eprorëve, zbatuar rregulloret Ministrisë së Mbrojtjes dhe ligjin”. Kështu ka deklaruar në dëshminë e tij të fundit para grupit të hetimit ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari. Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se Pinari ka dhënë dëshminë e tij lidhur me kontratat me kompaninë e Efraim Diverolit, AEY dhe për trafikun e armëve. Marrja në pyetje e Pinarit vjen fill pas zhvillimit të seancës së Kongresit Amerikan, për zbardhjen e kontratatve të Diverolit, që u bë një ditë më parë në Uashington.
Pinari, në dëshminë e tij ka deklaruar se i është përmbajtur kontratës së nënshkruar me firmën AEY dhe se nuk është bërë asgjë jashtë asaj që është firmosur.
Hetimet
Vetëm pas kohë më parë Ylli Pinari, Mihail Delijorgji dhe Dritan Minxolli, tre të arrestuarit, të dyshuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, janë marrë në pyetje nga kryeprokurorja Ina Rama. Sipas burimeve pranë organit qendror të akuzës, mësohet se dy nga prokurorët e grupit hetimor të tragjedisë së Gërdecit, të shoqëruar nga dy oficerë të këtij grupi i kanë pyetur tre të akuzuarit për akuzat që rëndojnë mbi ta, duke i pyetur ata edhe këtë herë për shumë dyshime të ngritura që kanë dalë nga hetimi dymujor. Sipas të njëjtave burime, mësohet se tre të arrestuarit e kanë deklaruar veten të pafajshëm, duke mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria, ato të “shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive” dhe atë të “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, burimet saktësuan se i pandehuri Ylli Pinari, me detyrë ish-drejtori i MEICO-s nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke mohuar të ketë kryer me veprime apo mosveprime ndonjë vepër penale.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008