Arrestohet profesori, u denoncua nga studentja
Autori i Lajmit: red.
Arrestohet një pedagog në Korçë, pasi u denoncua nga një studente se i ka marrë 100 euro për t i dhënë një provim. Profesori i lëndës së fiziologjisë në degën Infermieri të Universitetit të Korçës, është vendosur në pranga. Ai është denoncuar nga studentja, së cilës i mori ryshfetin, gjë që ka sjellë edhe arrestimin dhe nisjen e hetimeve për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë, të cilat kanë njoftuar se studentja J.S denoncoi këtë korrupsion pas marrjes së ryshfetit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Robert Rado i ka marrë studentes shumën prej 100 eurosh për kalimin në provimin e lëndës së fiziologjisë në degën Infermieri të këtij universiteti. Aktualisht, pedagogu ndodhet në komisariatin e qarkut të Korçës ku është duke u marrë në pyetje nga forcat policore në lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu janë duke u dokumentuar të gjitha të dhënat e kësaj ngjarjeje, si faktet e studentes ashtu edhe dëshmitë dhe faktet e paraqitura nga pedagogu i fiziologjisë, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv”.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008