Këmbenin lekë në rrugë, u sekuestrohen 100 mijë euro
Autori i Lajmit: red.
Këmbimi i lekëve me valutë të huaj në rrugë ka çuar në pranga 22 kambistë dhe ka vënë nën masën e sekuestros rreth 100 mijë euro. Gjithashtu është vendosur të ndiqen në gjendje të lirë 32 të dyshuar të tjerë për ushtrim të paligjshëm të këmbimit valutor.
Operacioni është zhvilluar në të gjithë vendin pas një urdhri të ministrit të Brendshëm “Për ndalimin e tregut të palicencuar valutor”. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave, mësohet se janë sekuestruar rreth 61 milionë lekë, 28 mijë euro, 14 500 dollarë. Ndërsa kambistët janë lënë të lirë, pasi janë shoqëruar disa orë në polici dhe do të hetohen në gjendje të lirë.
Policia e Shtetit bëri të ditur dje se në qarkun e Tiranës janë arrestuar tre persona, në Durrës katër kambistë, tre në Shkodër, në Dibër dhe në Lezhë, gjashtë në Korçë, dy në Kukës dhe katër në Berat dhe Gjirokastër. Personat e arrestuar kanë qenë përsëritës në këtë aktivitet. Kurse përveç tyre po ndiqen në gjendje të lirë edhe 32 shtetas të tjerë.
Ky lajm është publikuar: 26/06/2008