E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli la në fuqi dënimin e butë për Hutrën. KLD: Po shqyrtojmë vendimin

• TIRANE – Vendimi për dënimin e ulët të personit që masakroi të fejuarën Dafina Havalaj, me thikë katër ditë më parë në kryeqytet, është lënë në fuqi nga Apeli i Tiranës.Me vendimin 34 të datës 29 janar 2004, një kolegj penal në këtë gjykatë ka vendosur të pranojë pa ndryshuar asgjë nga vendimi i Faktit, që dënonte me 4 vjet burg të riun nga Vaqari, të arrestuar për përdhunimin e kunatës dhe heqjen e lirisë nënës dhe kunatës tjetër. Ankimin në Apel e kishte bërë vetë i pandehuri dhe avokatja e tij e caktuar kryesisht, të cilët kërkonin dënimin me kohën e paraburgimit për të, duke ia kualifikuar veprën penale në rrahje, pasi kunata e përdhunuar ishte tërhequr nga akuza, duke ia falur kunatit dhunën seksuale. Gjykata ka pranuar faktin se Hutra, më 20 maj 2003, në gjendje të dehur, pasi ka lidhur nënën dhe njërën nga kunatat, ka rrëmbyer tjetrën forcërisht dhe pasi e ka çuar te plehrat e Sharrës e ka dhunuar seksualisht. Më pas ajo ka hequr dorë nga akuza, çka ka bërë që gjykata t’ia pushonte këtë akuzë, ndërsa Apeli e ka konsideruar të drejtë. Ky argument gjyqësor është përforcuar nga fakti që marrëdhëniet midis të pandehurit dhe familjarëve të tij janë normalizuar. Po dje, burime nga KLD-ja pohuan se vendimin për dënimin e butë të Hutrës e kanë marrë në dorë specialistët e këtij institucioni, të cilët nuk kanë vendosur ende nëse do ia kalojnë inspektoratit për veprime të mëtejshme.                                   fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›