E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në 1995 në Tiranë, dënohen 40 vjet burg Artan Manari e Artan Muça

• TIRANE – Plot 40 vjet burg ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës për dy të rinjtë nga kryeqyteti, Artan Manari dhe Artan Muça, pasi i gjeti fajtorë për një vrasje dhe dy plagosje të 12 vjetëve më parë.Në vendimin e djeshëm, ku akordoi nga 20 vjet burg për secilin prej të pandehurve, trupi gjykues argumentoi se këta, më 3 mars 1995, rreth orës 20:30, kanë ekzekutuar në rrugën “Mine Peza”, Altin Çelmetën dhe kanë plagosur Armando Sh. dhe Meleq J. Më parë këta ishin dënuar me nga 15 vite burg secili po të pakënaqur nga vendimi e apelojnë atë, ndërsa Shkalla e Dytë e riktheu në Fakt për rigjykim. Ata janë dënuar në mungesë në vitin 1998, ndërsa pas arrestimit pak vite më parë kërkuan rigjykimin e çështjes. Trupi gjykues që shqyrtoi këtë çështje kryesohej nga gjyqtarja Fatmira Hajdari. Gjatë gjykimit dy të pandehurit kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke pretenduar se kanë qenë vetëm dëshmitarë të ngjarjes. Dy javë më parë, Prokuroria kërkoi dënimin me nga 20 vjet burg për secilin, ose nga pesë vjet burg më tepër nga ç’janë dënuar në vitin 1998, pasi u komunikoi akuzat “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ndërsa vetë të akuzuarit gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes i kërkuan gjykatës pafajësi. Kurse dje, pas vendimit, pohuan se do e apelonin çështjen, pasi kërkojnë pafajësi.   fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›