KLD-ja përzgjedh pesë kryetarë të rinj gjykatash
Ndryshohen drejtuesit e Krimeve të Rënda, zgjidhet Hallunaj dhe Përnoca. Saranda i besohet Alltun Çelës, Vlora Artur Malajt dhe Dibra Kastriot Selitës
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë u beson krimet e rënda dy drejtuesve të rinj. Për shkallën e parë posti i është besuar gjyqtarit Dritan Hallunaj, ndërsa për Gjykatën e Apelit anëtarët e Këshillit gjykuan për zëvendëskryetarin e kësaj gjykate, Gjovalin Përnoca. Për më se tre orë me radhë, anëtarët e KLD-s dëgjuan dje 12 kandidatët për pesë vende bosh si kryetarë Gjykate. Gjatë mbledhjes së djeshme u përcaktuan edhe kryetari i gjykatës së Sarandës, Vlorës dhe Dibrës. Për Sarandën u përzgjodh Alltun Çela, për Vlorën, Artur Malaj dhe për Dibrën Kastriot Selita. Ndërkohë në fillim të mbledhjes ishte dhe i pranishëm kryetari i Këshillit, Bamir Topi i cili iu kërkoi anëtarëve që të përzgjidhnin kandidatët më të mirë për drejtimin e këtyre gjykatave.
Krimet e Rënda
Mbledhja e djeshme e KLD-së nisi dje rreth orës 10.00 paradite fillimisht me projektet e kandidatëve për Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda që deri dje drejtohej nga gjyqtari Sandër Simoni. Për këtë gjykatë fillimisht kandidonin katër gjyqtarë por njëri prej tyre, gjyqtarja Marsela Balili ishte tërhequr nga gara. Dritan Halluanj , Etleva Deda dhe Sandër Simoni për rreth pesë minuta secili sollën para anëtarëve disa nga pikat kryesore për mënyrën se si do ta menaxhonin drejtimin e gjykatës. Hallunaj dhe Deda u shprehën para këshillit se kishin mendime pozitive për mënyrën e drejtimit të gjykatës nga ana e Simonit. Ndërsa Simoni iu kërkoi një rimandatim për shkak se këto katër vitet e ardhshme kishte për të bërë më shumë për gjykatën për shkak se vitet e kaluara ishin vitet e para të formësimit të saj. Pas shumë debatesh mes anëtarëve mësohet se më shumë vota ka marrë kandidati, Dritan Hallunaj. Një konkurencë e fortë dhe cilësore u vu re dhe për postin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Për këtë post garonin dy gjyqtarët, Gjovalin Përnoca dhe Dhimitër Lara. Të dy kandidatët u pyetën jo vetëm nga zëvendëskryetari Kreshnik Spahiu dhe ministri Alibeaj, por edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimjo KOndi si dhe nga anëtarë të tjerë të këshillit. Madje një nga anëtarët e këshillit, Hysni Demiraj iu drejtua gjyqtarëve me dy pyetje. E para kishte të bënte nëse Gjykata e Krimeve të Rënda ishte maturuar gjatë këtyre katër viteve për krimet për të cilat ka marrë dhe emrin. Pyetja e dytë që kishte ton dhe më të ashpër nga anëtari i këshillit kishte të bënte se nëse A ka korrupsion sot dhe cilët e bëjnë këta korrupsion. Demiraj u kërkoi kandidatëve të tregonin se vilat e kujt ishin ato në Golem, Dajt e Dardhë?. Kandidati Lara u shpreh se kjo pyetje ishte jashtë objeksionit pse kishin ardhur ata sot, ndërsa Përnoca u shpreh se nuk iu mungonte vullneti për të gjykuar çështje që kanë të bëjnë me vepra penale. Në fund anëtarët e këshillit votuan më shumë për Përnocën si kryetar i kësaj gjykate.
Rrethet
Për Postin e Kryetarit të Gjykatës së Vlorës kandiduan katër gjyqtarë. Mes tyre dhe kryetari i komanduar nga KLD-ja prej pak javësh, Artur Malaj. Anëtarët e Këshillit u shprehën se të katër kandidatët kishin vlera pozitive në karrierën e tyre. Gjyqtarëve iu drejtuan pyetjet se mes tre kandidatëve kë do të përzgjidhnin duke iu hequr kështu mundësinë për votuar për veten. Mirëpo asnjëri prej tyre nuk pranoi të shprehej me emra konkretë. Këshilli vendosi që kjo gjykatë për katër vitet e ardhshme të drejtohej nga Artur Malaj. Ndërsa Klodiana Gjyzari, Skërdilajd Konomi dhe Shkëlnzen Selimi u skualifikuan. Për gjykatën e Sarandës konkurruan gjyqtari Alltun Çela dhe Ketra Bajrami. Të dy gjyqtarët shpalosën idetë e tyre nëse do t’iu besohej kjo detyrë. Gjyqtari Çela ndryshe nga kandidaturat e tjera pohoi se në gjykatë do të krijonte një bllok shënimesh ku qytetarët të kishin mundësi të ankoheshin për dosje apo proceset gjyqësore. Këshilli votoi gjyqtarin Çela për drejtimin e Gjykatës së Sarandës.
Kur mbledhja arriti në fazën e dëgjimit të kandidaturave të Gjykatës së Dibrës anëtarët u shprehën se si ishte e mundur që të ishte vetëm një kandidat. Gjyqtari Kastriot Selita u bëri të ditur se i kishte njohur gjyqtarët e tjerë me fazën e aplikimit për këtë post por asnjëri nuk kishte pasur dëshirë për të konkurruar. Këshilli e pranoi kandidaturën e tij për drejtimin e kësaj gjykate.
Anëtarët e KLD-së diskutojnë vërejtjen e Gjykatës Kushtetuese
Në mbledhjen e djeshme të KLD-së ishin përfshirë në rend të ditës edhe çështje të tjera. Një ndër to ishte dorëheqja e gjyqtarit nga Shkodra Tunxh Vatnikaj për shkak të emërimit në krye të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Rasti i tij shërbeu për të hapur një diskutim jo të ri mes anëtarë të KLD-së dhe ministrit Enkeled Alibeaj. Sipas tyre në mbledhjen e radhës duhej lënë një nga çështjet për t’u diskutuar pikërisht raste të tilla ku personi që heq dorë për momentin nga statusi i gjyqtarit a duhet ta ketë derisa të mbarojë këtë detyrë në mënyrë që të ketë të drejtë për t’u kthyer sërish gjyqtar. Po kështu, anëtari i KLD-së, Hysni Demiraj hapi një tjetër debat që kishte të bënte me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Jo vetëm ai, por edhe anëtarë të tjerë të KLD-së pohuan faktin se nuk kishin ekzekutuar këto vendime. Por sipas tyre ata e kishin të pamundur një veprim të tillë për shkak se do të krijonte një konfuzion shumë të madh në rradhët e gjyqësorit.
Vendimet e djeshme të KLD-së
Në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Sandër Simoni, gjyqtares Etleva Deda dhe gjyqtarit Dritan Hallunaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Dritan Hallunaj. Gjyqtaria Marsela Balili, paraqiti pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ditën e djeshme, datë 17 Maj 2008, kërkesën për dorëheqje nga konkurrimi për funksionin drejtues të gjykatës ku ushtron funksionin e gjyqtares, për arsye personale.
Në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Dhimitër Lara dhe gjyqtarit Gjovalin Përnoca, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Gjovalin Përnoca.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Artur Malaj, gjyqtares Klodiana Gjyzari, të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe gjyqtarit Shkëlzen Selimi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Artur Malaj.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërmjet kandidaturave për funksionin drejtues të gjyqtarit Alltun Çela dhe gjyqtares Ketra Bajrami, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me shumicë votash pro gjyqtarit Alltun Çela.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër kandidonte vetëm një kandidatë, gjyqtari Kastriot Selita. Edhe pse vendi vakant për funksionin drejtues në këtë gjykatë është shpallur më datën 8 Shkurt 2008, gjatë gjithë kësaj periudhe prej afro tre muajsh, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk u paraqit asnjë kandidaturë e dytë. Ndodhur përpara këtij fakti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori në shqyrtim kandidaturën dhe vendosi me shumicë absolute pro gjyqtarit Kastriot Selita.
29 Maj 2008