E Diel, 1 Nëntor 2026

HEC-et, vonesa në koncesione, avokati i Prokurimeve, raport në Kuvend



Në një kohë që qeveria shqiptare ka përcaktuar si prioritet për energjetikën dhënien me koncesion të hidrocentraleve, avokati i Prokurimeve ka konstatuar vonesa të shumta në procedura. Bëhet fjalë për zvarritje që rëndojnë mbi kompanitë e interesuara dhe që për to përkthehet në kohë dhe para të humbura. Ky fakt evidentohet në raportin e avokatit të prokurimeve për vitin 2007, që ka mbërritur për diskutim në Kuvend. Në këtë dokument evidentohet se vonesat në shqyrtimin e ofertave janë fenomene negative që ulin besimin e operatorëve ekonomikë, të cilët angazhojnë ekspertë dhe harxhojnë shumë kohë dhe fonde për realizimin e projekteve koncesionare. Raporti përmban vërejtje edhe për Agjencinë e Prokurimeve Publike, e cila nuk u jep bizneseve të interesuara informacion të saktë lidhur me tenderat. Raporti i Avokatit të Prokurimeve pritet të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe më pas në komisionet e tjera javën e ardhshme.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›