Apeli lë në qeli Delijorgjin dhe Minxhollin
Avokati: “Gjykata të mos aludojë për akuza të tjera”. Pritet që mbrojtja të bëjë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për klientin e tij
Laureta Rryçi
Tiranë - Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholi, dy drejtuesit e kompanisë “AlbDemil”, që demontonte municionet luftarake në Fabrikën e Gërdecit në Vorë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg. Mbi të dy prokuroria ka ngritur akuzën, “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Gjykata e Apelit në Tiranë la dje në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” që Gjykata e Shkallës së Parë dha pak ditë më parë ndaj dy drejtuesve të kompanisë “AlbDemil”. Seanca e djeshme në ngarkim të Mihal Delijorgjit, 42 vjeç, administrator i firmës “AlbDemil” dhe Dritan Minxholit, 30 vjeç, u zhvillua pa praninë e tyre dhe me dyer të mbyllura për gazetarët.
Vendimi
Në një prononcim, avokati Arben Prifti, që mbron dy të pandehurit, u shpreh se Gjykata nuk duhet të aludojë për akuza të tjera ndaj klientëve të tij. Ai bëri të ditur se në seancën e sotme nuk u ofrua asnjë garanci pasurore në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë për Delijorgjin dhe Minxhollin. “Kërkova zbutjen e masës së sigurisë për dy klientët, duke pasur parasysh sjelljen e mirë të tyre në qelitë e paraburgimit dhe faktin se ata nuk paraqesin rrezik për t’u larguar jashtë vendit”, -tha avokati Prifti. Sidoqoftë, Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, duke i lënë rrugë një rekursi në Gjykatën e Lartë, të kërkuar ligjërisht nga Delijorgji dhe Minxholli nëpërmjet avokatit të tyre.
Arrestimi
Dy drejtuesit e kompanisë “AlbDemil” u arrestuan pas ngjarjes së ndodhur në Gërdec në mesin e muajit të kaluar. Fabrika që demontonte municione luftarake, pronë e kompanisë “AlbDemil”, u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e kësaj ngjarjeje humbën jetën 25 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Shpërthimi shkaktoi dhe dëme në shumë banesa dhe biznese. Pas kësaj ngjarje forcat e policisë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës arrestuan administratorin e firmës “AlbDemil”, Mihal Delijorgji, drejtorin Teknik të kësaj firme, Dritan Minxholli, si dhe drejtorin e kompanisë “MEICO”, Ylli Pinari, me akuzën e “shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”.
11 Prill 2008