Banka Federale Amerikane hedh në qarkullim kartëmonedhën pesëdollarëshe
Banka Federale Amerikane hodhi këto ditë në qarkullim bankënotat me një prerje të re pesëdollarëshe (5 $), e cila hyri në qarkullim që më 13 mars 2008. Kjo kartëmonedhë shihet prej ekspertëve të “Federal Reserve” si më e sigurt, më e "mençur" dhe më e sofistikuar. Ajo është e vështirë të falsifikohet, sepse ka elemente që nuk kopjohen lehtë. Kartëmonedha e re pesëdollarëshe ka dy elementet më të rëndësishëm të saj, thanë ekspertët amerikanë të monedhave federale. Për herë të parë monedhat amerikane në vitin 1900 pësuan ndryshime përsa u përket elementeve të sigurisë. Kartëmonedha e re ka dy lloj bojërash uji dhe një rivizatim të ri të numrit “5”, më të madhe me ngjyrë vjollcë, dhe një shkrim të ri, i cili tregon pesë dollarë. Në krahun e djathtë të njërës "faqe" është zëvendësuar portreti i Presidentit Abraham Lincoln me një “5” antike. Ky numër është i vizatuar në një "dritare" të zbardhur. Një vizatim të ri kanë edhe tre "5"-a të vogla. Ndërsa një "5" e madhe zë vend në krahun e majtë të portretit të Presidentit Lincolin, i cili tani gjendet në qendër. Germat "USA" janë të "përziera" me "5"-a të vogla. Kartëmonedha e re ka të njëjtat përmasa me monedhat e tjera dhe dominojnë në sfond pothuajse të njëjtat ngjyra. Elementët e parë për çdo kartëmonedhë amerikane janë po ato përmasa dhe ngjyra të cilat janë lëshuar për herë të parë në vitin 1861. SHBA-të janë të vetmet në botë që të gjitha kartëmonedhat i kanë në të njëjtat përmasa dhe pothuajse në të njëjtat ngjyra, ku dominon ngjyra jeshile (e gjelbër). SHBA i kthehet dollarit të fortë, mendojnë financierët amerikanë.
11 Prill 2008