E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis zgjerimi i terminalit të Rinasit

Terminali i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të zgjerojë kapacitetet e tij. 

Puna për zgjerimin e këtij terminali ka nisur dje dhe në ceremoninë e organizuar më këtë rast, merrnin pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë, drejtues të TIA-s si dhe përfaqësues të biznesit. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i HOCHTIEF AirPort dhe kryetari i Këshillit Administrativ të TIA-s Dr. Reinhard Kalenda shprehu besimin se, Tirana dhe zonat përreth do të përfitojnë nga zgjerimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. "Ne dimë se zhvillimi i një aeroporti është pazgjidhshmërisht i lidhur me zhvillimet në rajonin në të cilin ndodhet. Duke hedhur hapin e parë në zgjerimin e terminalit, ne po nisim një etapë të dytë në rritjen e aeroportit", u shpreh Dr. Kalenda. Ndërsa kreu i qeverisë Berisha e cilësoi fillimin e punimeve si një ditë mjaft të rëndësishme jo vetëm për konsorciumin që menaxhon TIA, por për gjithë Shqipërinë. "Aeroporti po rritet përkrah Shqipërisë",  deklaroi Drejtoresha Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken. Çdokush që bën biznes në këtë vend do të kuptojë se kjo është një simbiozë me rëndësi themelore". Faza B e modernizimit të aeroportit do të rrisë ndjeshëm kapacitetet operacionale si dhe do të zgjerojë terminalin e pasagjerëve. Ky zgjerim bazohet në konceptin themelor për të ofruar një terminal të mirë integruar, në mënyrë që të përmbushen të gjitha kërkesat e pasagjerëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›