E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron “ushtarin” e rremë të CIA-s

 

TIRANE – Gjykata e Apelit e kryeqytetit liroi dje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” 34-vjeçarin, Admir Ibrahim Hoonaert (Saliu), nga Gjilani Kosovës dhe banues në New York. Avokati i tij mbrojtës e bindi gjykatën duke pohuar se kosovari Hoonaert është agjent i Inteligjencës së Ushtrisë Amerikane prej 14 vjetësh. Dy javë më parë, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “burg pa afat”, nën akuzën e mashtrimit. Sipas Prokurorisë, ky ka qenë në Shqipëri, pak kohë më parë, me një prokuror të Nju Jorkut dhe kanë fjetur në disa hotele të kryeqytetit, duke paguar me anë të kartës së kreditit. Pas largimit të tij, verifikimet e bëra nga ana e personelit të hoteleve kanë nxjerrë se karta ishte e bllokuar, duke e denoncuar atë në polici. Hetimet kanë nxjerrë se karta është bllokuar nga ana e ish-bashkëshortes së tij, pasi ata kishin llogari të përbashkët, ndërsa detyrimet e hoteleve janë paguar disa ditë më pas nga vëllai i të pandehurit.       f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›