KLD inspekton vendimet e Gjykatës së Apelit në Shkodër
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Dosjet në Gjykatën e Apelit në Shkodër do të kalojnë në “sitën” e inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një grup specialistësh kanë nisur dje inspektimet në këtë gjykatë ku do të kontrollohen të gjitha vendimet e këtij viti. Përveç arsyetimit të vendimit, inspektorët e KLD do të verifikojnë dhe zbatimin e afateve brenda të cilave janë bërë publike këto vendime. Inspektimi në Gjykatën e Apelit të Shkodrës vjen fill pas atij të kryer në Apelin e Tiranës, ku u konstatuan një sërë shkeljesh si mosarsyetimi i vendimeve apo vonesa në shpalljen e tyre.
Inspektimi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis kontollet në Gjykatën e Apelit në Shkodër ku në objektiv nuk do të jenë vetëm dosjet, por dhe ligjshmëria në ndarjen e dosjeve. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë KLD-së, sipas të cilave, mësohet se dosjet dhe kryerja e funksionit të kësaj gjykate do të inspektohen nga një grup i ngritur nga dikasteri më i lartë i drejtësisë. Sipas burimeve nga ky institucion, mësohet se fushata për kontrollin e punës së gjyqtarëve ka të bëjë me mënyrën si respektohet ligjshmëria e ndarjes së dosjeve për gjykim. Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se nuk do të tolerojë ndaj askujt dhe veçanërisht ndaj gjyqtarëve që shpërdorojnë detyrën duke paralajmëruar kështu masa të rrepta për togat e zeza që do t u gjenden shkelje.
Shkeljet
Në fund të inspektimit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, inspektorët e KLD hartuan një relacion voluminoz me shkeljet e gjetura pranë këtij organi. Një ndër çështjet më të hasura më shpesh ishte mosshpallja e vendimit në kohën e përcaktuar nga ligji, duke i hequr kështu të drejtën palës së ndëshkuar për të dërguar çështjen në shkallë më të larta të gjyqësorit. Një tjetër shkelje e hasur në punë e togave të zeza të shkallës së dytë të gjyqësorit, ishte dhe mosarsyetimi korrekt i vendimeve. Për këtë çështje kanë shprehur pakënaqësi një pjesë e konsiderueshme e të dyshuarve, dosja e të cilëve është shqyrtuar në këtë hallkë. Pas konstatimit të shkeljeve ende nuk është marrë asnjë masë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me gjithë paralajmërimet e bëra nga ky institucion në nisje të tij.
Gjyqësori
Gati funksioni i Gjykatës Administrative
Të gjitha mosmarrëveshjet mes shtetit dhe biznesit, nga muaji tetor, do të zgjidhen në Gjykatën Administrative. Ky është premtimi që bënë dje të ditur burime nga Ministria e Drejtësisë. Kështu, çdo çështje do të shqyrtohet brenda 30 ditëve. Në rast se paditësi nuk është dakord me vendimin, do të mund të shkojë në hallkën e dytë të kësaj gjykate, në apel. Gjykata do t i japë fund ngërçit që ka përfshirë biznesin dhe shtetin në përfundimin në kohë të konflikteve. Ligji për ngritjen e Gjykatës Administrative do të miratohet nga Parlamenti, së bashku me ndryshimet e tjera që parashikon Reforma në Drejtësi. Miratimi kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash, çka do të thotë se, në rast se mungon vullneti politik për reformën, atëherë edhe ngritja e gjykatës do të mbetet peng i saj. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit do të jetë titull ekzekutiv. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kjo gjykatë do të jetë pjesë e sistemit gjyqësor dhe do të varet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008