Korrupsioni, në pranga dy policë të kryeqytetit
Dy policë të komisiariatit numër 3 në kryeqytet janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv. Preng Frroku dhe Besnik Preni, me detyrë oficerë në Seksionin Kundër Krimeve ndaj Pronës në këtë komisariat, u arrestuan në flagrancë, pas një hetimi dymujor nga shërbimet e brendshme të policisë.
"Arrestimi në flagrancë i tyre është kryer nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, në bashkëpunim me drejtorinë e policisë se Qarkut Tiranë, dhe nën drejtimin e njësisë së përbashkët hetimore kundër krimit ekonomik financiar, dhe korrupsionit pranë prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ky arrestim është bërë i mundur pas një hetimi dy mujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit", bëri të ditur Alma Katragjini, zëdhënëse e Policisë së Tiranës.
ALSAT