Apeli rëndon dënimin për 8 të pandehurit e vjedhjes së “Benz”-ave
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shton edhe një akuzë dhe rëndon masat e dënimit për tetë të pandehurit e akuzuar për vjedhjen e “Benz”-ave në disa rrethe të ndryshme të vendit. Vendimi është marrë dje nga togat e zeza, të cilat vendosën të pranojnë kërkesën e prokurorit, që të akuzuarve t’iu shtohet akuza e “grupit të strukturuar kriminal”, duke dënuar edhe me nga 5 vjet burg shtesë çdo të pandehur. Kështu, i pandehuri Alfred Prenga u dënua me 10 vjet burg, nga pesë që u dhanë në Shkallën e Parë, Preng Lleshaj u dënua me 10 vjet burg, Mark Dyzeni me 7 vjet e 6 muaj, Miklovan Legisi 6 vjet e 6 muaj burg, Mhill Ndreca 6 vjet e 6 muaj burg, Yllson Dyzeni 5 vjet e 9 muaj burg, Jetmir Noka 7 vjet e 6 muaj burg, dhe Djerin Preci 6 vjet e 9 ditë burgim. Këta të pandehur akuzohen për vjedhjen e 16 automjeteve luksoze të tipit “Mercedes Benz”, që dyshohet se janë realizuar deri në shtator të vitit 2006. Për një pjesë të madhe të këtyre të dënuarve, të cilët për shkak të përfundimit të dënimit janë liruar, tashmë do t’u duhet të arrestohen nga policia e qyteteve ku banojnë, për të vuajtur vitet që u shtoi Gjykata e Apelit.
Akuzat
Alfred Prenga akuzohet për vjedhjen e automjetit me targa DR 1850 D në pronësi të shtetasit Ferdinand Likaxhiu, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurin Preng Lleshaj dhe Yllson Dyzeni; për vjedhjen e automjetit me targa LA 7115 A në pronësi të një shtetasi të paidentifikuar ende, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Mark e Yllson Dyzeni; për vjedhjen e automjetit me targa AD 173 FS që i përket shtetasit Fatos Gjuzi, që ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj dhe Mark e Yllson Dyzeni; për vjedhjen e automjetit me targa TR 7927H që i përket shtetasit Ervin Mete, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj, Mhill Ndreca e Jetmir Ndoka; për vjedhjen e automjetit me targa TR 4718 I, që i përket shtetasit Genci Laze, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj dhe Mhill Ndreca; për vjedhjen e automjetit me targa TR 7792 F që i përket shtetasit sirian Raghad Ajaz, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj dhe Miklovan ndryshe Besnik Legisi; për vjedhjen e automjetit me targa DR 0493 D në pronësi të Bashkisë Klos, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj, Yllson Dyzeni dhe Miklovan ndryshe Besnik Legisi; për vjedhjen e automjetit me targa, TR 5689 F, në pronësi të shtetasit Çlirim Lenja, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurit Preng Lleshaj, dhe Miklovan ndryshe Besnik Legisi; për vjedhjen e automjetit me targa TR 0882 F në pronësi të shtetasit Xhevdet Sadiku, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurin Preng Lleshaj; për vjedhjen e mjetit me targa 244 KS 044 në pronësi të shtetasit Zenun Hoxha, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurin Preng Lleshaj; për vjedhjen e automjetit me targa SH 8833 D në pronësi të shtetasit Bajram Bajrami, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurin Preng Lleshaj; për vjedhjen e automjetit me targa VT 290484 me pronar shtetasin Islam Koci, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me një person të paidentifikuar me emrin Taku; për vjedhjen e automjetit me targa LU 6365 B në pronësi të shtetasit Perikli Goga, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me një person të paidentifikuar me emrin Taku; për vjedhjen e automjetit me targa TR 6630 H në pronësi të shtetasit Eduart Deliu, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me një person të paidentifikuar me emrin Taku; për vjedhjen e automjetit me targa KU 2181 A me pronar shtetasin Ismen Muçmata, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me një person të paidentifikuar me emrin Taku dhe për vjedhjen e automjetit me targa EL 6775 B në pronësi të shtetasit Eduart Jolldashi, të cilën e ka kryer në bashkëpunim me të pandehurin Jetmir Ndoka.
Të pandehurit
Alfred Prenga u dënua me 10 vjet burg
Preng Lleshaj u dënua me 10 vjet burg
Mark Dyzeni u dënua me 7 vjet e 6 muaj
Miklovan Legisi u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg
Mhill Ndreca u dënua me 6 vjet e 6 muaj burg
Yllson Dyzeni u dënua me 5 vjet e 9 muaj burg
Jetmir Noka u dënua me 7 vjet e 6 muaj burg
Djerin Preci u dënua me 6 vjet e 9 ditë burgim
Detaj
16 makina luksoze janë vjedhur nga të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytete të ndryshme