E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitja e narkotikeve, pranga 2 personave

TIRANË - Forcat e Policisë së kryeqytetit arrestuan të martën Lali Caushin, si dhe shtetasin me inicialet N. Y., 17 vjeç, të akuzuar për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”. Burime të policisë thanë të mërkurën për gazetën se “dy shtetasit u kapën në flagrancë gjatë momentit të shitjes së lëndës narkotike Cannabis sativa”.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 23 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa dhe kokainë, 2 aparate celularë, 9 copë fishekë etj. Materialet procedurale në ngarkim të tyre për hetim të mëtejshëm i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›