E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset, iu gjet 2.3 kg Canabis në makinë

FIER – Gjatë një kontrolli rutinë në makinën e tij, policia ka gjetur një sasi lënde narkotike, gjë që ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Patosi. Burime zyrtare të policisë së Fierit thanë se shtetasi Kiraldo Sanxhaku është ndaluar rreth orës 22:15 të mbrëmjes së martë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “Volskwagen” me targa DR 5297, i është gjetur një sasi prej 2.35 gramësh Cannabis sativa. Së bashku me Sanxhakun udhëtonin 25-vjeçari Fatjon Gjuedeshi dhe 23-vjeçari Gerti Bendo, banues në qytetin e Patosit. Lënda narkotike ishte e ambalazhuar në një qese plastmasi farmaceutik dhe një pako me letra cigaresh. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›