E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të vrasin në gjueti, ndalohen nga policia

TIRANË - Tre persona u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, pasi tentuan të vrasin për motive pronësie kryeplakun e fshatit Tujan të komunës Dajt, Dashamir Kalaja. Policia e Tiranës bëri të ditur të mërkurën për gazetën “Albania” se tre autorët e kësaj ngjarjeje janë: Gentjan Meta, Dritan Qefalia e Fadil Meta, të cilët akuzohen për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”. Sipas policisë, tre të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë gjahu çifte (të cilën e posedonin me leje) 35-vjeçarin Kalaja për motive pronësie. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi çiften së bashku me disa kapsolla.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›