E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli rikthen shefin e Rrugores në detyrë



Gjykata e Apelit në Tiranë shfuqizoi dje vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të shefit të Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit, Krenar Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Dy javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi masën e sigurisë “pezullimin nga detyra” ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor deri në përfundim të hetimeve, pas dy kallëzimeve për “veprime arbitrare” nga një prokurore e Krimeve të Rënda dhe një qytetar nga Durrësi. Por ky vendim u apelua nga vetë i akuzuari dhe avokati i tij mbrojtës, të cilët e konsideruan vendimin e Shkallës së Parë si të pabazuar në prova. Ky vendim u shfuqizua sot nga Gjykata e Apelit, në një seancë me dyer të mbyllura, e cila zgjati 30 minuta.

Dëshmitë nga Anglia fundosin David Braunin

Dëshmitë e ardhura nga Anglia fundosin “pafajësinë” e David Braunit. Në seancën e djeshme të radhës, gjyqtari Gerd Hoxha pati replika me avokaten e anglezit për shkak të të dhënave që ka publikuar ajo. Sipas gjyqtarit Hoxha, për avokaten do t’i bëjë një shkresë ministrit të Drejtësisë dhe Dhomës së Avokatisë që të marrin ndaj saj masa disiplinore. Më pas seanca ka vijuar me dëshmitë që kishin mbërritur falë letër-porosive të mbërritura nga Anglia. Letër-porositë, që ishin rreth 400 faqe, mbanin dy dëshmitë e punëtorëve që punonin pak kohë para se të mbyllej jetimorja. Sipas dëshmive të të dy anglezëve, Brauni flinte bashkë me fëmijët. Fakt që deri dje jo vetë i akuzuari, por edhe avokatja e tij e ka hedhur poshtë. Brauni gjatë gjithë procesit gjyqësor ka pretenduar pafajësi.

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›