Kryehetuesi i Gërdecit, Zamir Shtylla: “Provat e Kongresit janë pjesë e hetimit tonë”
Prokurori Zamir Shtylla konfirmon administrimin e dëshmive në SHBA. Do të analizohen dëshmitë për Mediun, Pinarin dhe gjeneral Spahiun
Habjon Hasani
Për ish-ministrin Mediu, Ylli Pinarin dhe gjeneral Shpëtim Spahiun do të ketë të tjera pista hetimi nga ana e Prokurorisë shqiptare. Kryesuesi i grupit hetimor të dosjes “Gërdeci”, prokurori Zamir Shtylla, i kontaktuar dje pasdite nga “Albania”, ka deklaruar se dëshmitë dhe faktet e ekspozuara nga Komiteti Hetimor i Kongresit Amerikan, që kanë lidhje me personazhet e skeduar të dosjes “Gërdeci”, do të analizohen në kuadër të hetimeve në Shqipëri. “Patjetër që ato fakte apo dëshmi që kanë lidhje me çështjen tonë do të merren parasysh dhe do të analizohen. Mund t’ju pohoj se Prokuroria ka marrë në shqyrtim dëshmitë dhe faktet e dala në dritë për tre personazhet që ju më pyetët (Mediu, Pinari, Spahiu) dhe kjo është diçka e natyrshme në kushtet e hetimit në vendin tonë”, - i tha “Albania”-s prokurori Shtylla. “Albania” e pyeti kryehetuesin e dosjes “Gërdeci” nëse grupi hetimor kishte në plan të synonte statusin e të penduarit për të dyshuarin Ylli Pinari, në kushtet kur klasifikimi i tij si kontrabandist armësh nga Departamenti i Shtetit u bë publik gjatë hetimeve të Kongresit? Në lidhje me këtë pyetje prokurori Shtylla nuk ka dhënë një përgjigje afirmative, duke lënë të kuptohet se çdo lëvizje e grupit hetimor do të kryhet pasi të analizohen mirë rrethanat dhe pozitat e Pinarit. “Lidhur me ndonjë lëvizje të pritshme nga ana jonë për të synuar statusin e të penduarit për të dyshuarin Pinari, mund t’ju them se ky është një veprim që mund të vijë vetëm pas një vendimi kolegjial të grupit hetimor, si rezultat i analizë, pra nëse e vendosin prokurorët e çështjes”, - deklaroi prokurori Shtylla.
“Zullumi Pinari”
Informacioni i bërë publik dje lidhur me klasifikimin e ish-drejtorit të “MEICO”-s, Ylli Pinari, në listën e zezë të kontrabandistëve të armëve në Departamentin e Shtetit, përbën një moment tejet të rëndësishëm dhe delikat. Nëse u referohesh praktikave ndërkombëtare lidhur me “listën e zezë”, ajo zakonisht ndahet në dy kategori: publike dhe konfidenciale. Në listat publike bëjnë pjesë ato personazhe që janë denoncuar me fakte nga organizatat humanitare dhe që zakonisht janë drejtues të firmave private ndërkombëtare të shitblerjes së armëve, si Henri Tometh (pronar i “EVDIN ltd”), apo drejtues ushtarakë të zonave ilegale që operojnë në zona ku mbizotëron kaosi. Kategoria e “listës së zezë” konfidenciale është një burim të dhënash më i rafinuar, i cili zakonisht e ka origjinën nga të dhënat operative të shërbimeve sekrete. Në listën konfidenciale zakonisht regjistrohen zyrtarë, deri dhe politikanë problematikë (kryesisht të vendeve të prapambetura), që operojnë si palë e tretë, pra jo drejtpërdrejt. Këto personazhe klasifikohen në listën e zezë porsa shërbimet e inteligjencës binden se ata janë në dijeni të destinacionit të vërtetë të ngarkesave që ata përgatisin. Zakonisht këto destinacione nuk janë gjë tjetër veçse vatrat e nxehta të globit ku ushtarë janë edhe fëmijët, organizata separatiste, deri dhe organizata mirëfilli terroriste, apo kartele droge. Nisur nga ky kategorizim klasik mund të mendohet qartësisht se amerikanët që prej vitit 2005 e dinin mirë se zyrtari shqiptar Ylli Pinari bënte pazar me palët e gabuara. Por ky informacion kuotohet automatikisht, sidomos në rastin e Shqipërisë, kur papritur e papandehur, më 15 mars shpërthyen tonelata të tëra me municion, të mbajtura në një bazë fantazmë si Gërdeci, e ku natyrisht një prej “menaxherëve” të saj ishte skeduar si “babagjysh” i kontrabandës së armëve në dosjet e Departamentit të Shtetit më të fuqishëm të planetit.
“Alo, gjeneral!”
Moment tjetër i rëndësishëm i provave që publikoi Kongresi lidhet me telefonatën e pretenduar (nga atasheu ushtarak, Herrison) Mediu-Spahiu mesnatën e 19 nëntorit 2007. Sipas dëshmisë së atasheut ushtarak të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ministri i ka telefonuar gjeneral Spahiut dhe e ka urdhëruar që të fshehë ngarkesat e paligjshme të municioneve kineze, që priteshin të eksportoheshin në Shtetet e Bashkuara. Nëse një fakt i tillë do të rezultojë i vërtetë, kjo do të thotë se jo vetëm ministri, por edhe Shtabi ka bashkëpunuar në ngritjen dhe mbarëvajtjen e punishteve fantazmë me armatime. Por prokuroria duket se do të jetë e interesuar për të mësuar nëse kjo bazë mbante emrin Gërdec. Vërtetimi i kësaj piste do të “rrokulliste” zhvillimet e hetimit dhe do të qartësonte më shumë se kurrë gjithë aktorët që gatuan punishten e vdekjes në Gërdec. Por ministrin shqiptar Mediu, dëshmitë e lidhën dhe me (pa)dijeninë e tij lidhur me faktin se Shtetet e Bashkuara e kishin ndaluar me ligj blerjen e municioneve kineze. Analiza e fakteve, e paraqitur në seancën dëgjimore të Kongresit Amerikan, ka nxjerrë në dritë informimin e Mediut që në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë vizitës që ai bëri në Irak së bashku me presidentin Bamir Topi. Analiza e grupit hetimor të Kongresit hedh dritë mbi këtë fakt kur shprehet se “më 23 dhjetor të vitit 2007 presidenti shqiptar dhe ministri i Mbrojtjes udhëtuan për në Irak për t’u takuar me gjeneralin David Petraus, komandant i Forcave multi-nacionale të Irakut. Shqiptarë u treguan të gatshëm të dhuronin municione për Irakun dhe Afganistanin, por gjenerali Petraus e refuzoi këtë ofertë, duke i sqaruar zyrtarët shqiptarë se ata ishin në dijeni se Shqipëria dispononte sasi të mëdha municioni, por ligjet amerikane nuk lejonin që ky municion të përdorej nga Shtetet e Bashkuara”.
Telefonata, gjeneral Spahiu përgënjeshtroi dëshminë
Ndryshe nga sa provohet në dëshmitë e Kongresit Amerikan, gjenerali Shpëtim Spahiu nuk ka pasur asnjë dilemë lidhur me telefonatën që mendohet se ka marrë nga ministri Mediu. Gjeneral Shpëtim Spahiu, i kontaktuar dy ditë më parë nga “Albania”, pas publikimit të dëshmisë së ish-atasheut ushtarak të Ambasadës Amerikane, Leri Herrison, i cili pretendoi se Mediu i telefonoi menjëherë gjeneral Spahiut porsa mori aprovimin e ambasadorit Uidhers për të zhvendosur fishekët kinezë nga baza ku ripaketoheshin, mohoi me urgjencë gjithçka. “E di pse do të më pyesni. Po jua them pa humbur kohë. Nuk është e vërtetë. E përsëris, nuk është e vërtetë. Nuk ka pasur asnjë telefonatë në datën e sipërpërmendur, madje që edhe ju ta dini, ushtarakët nuk pranojnë urdhra verbalë përveçse në raste të përcaktuara qartë”, - tha Spahiu për “Albania”-n, duke lënë të kuptohet se ministri nuk mundte dot të jepte një urdhër të tillë duke ia hedhur aq lehtë vetëm me një telefonatë në mesnatë. “Nëse do të kishte ndodhur ajo që pretendohet, do të ishin lënë gjurmë, të jeni të sigurt. Këto veprime kërkojnë praktika, pra urdhra të kontrolluar dhe të protokolluar, kështu që as mos e mendoni se ka pasur ndonjë zhvendosje me anë të një urdhri me telefon”, - ka deklaruar Spahiu.
26 Qershor 2008