E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ushtarakët, mbërrijnë 40 paditë e para në Gjykatën e Tiranës



Gjykata e Tiranës regjistron 40 paditë e para individuale të ish-ushtarakëve. Burime pranë kësaj gjykate pohuan se deri tani jo vetëm janë regjistruar, por është hedhur shorti për të gjitha dosjet, duke përcaktuar kështu gjyqtarët që do të shprehen në lidhje me kërkesën e ish-ushtarakëve. Moszbatimi i ligjit për trajtimin e ish-ushtarakëve ka bërë që secili prej tyre t’i bëjë një padi individuale në gjykatë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kjo formë e re veprimi e ish-ushtarakëve ka ardhur si pasojë e moszgjidhjes së problemit në mënyrë kolektive me anë të protestave. Tashmë ish-ushtarakët në lirim dhe në rezervë kanë nisur zbatimin e procedurave ligjore për t’i kërkuar të drejtat e tyre në mënyrë individuale. Listës së padive individuale të ushtarakëve i janë shtuar dhe paditë e kolegëve të tyre nëpër rrethe.
Paditësit
Deri tani janë 40 ish-ushtarakë që kanë paditur Institutin e Sigurimeve Shoqërore në gjykatë. Ndërkohë që pritet që këtij numri t’u shtohen edhe mjaft ushtarakë të tjerë, të cilët nuk janë trajtuar nga shteti sipas ligjit përkatës. Nga paditë e bëra gjykata ka marrë vendimin e formës së prerë për të dhënë të drejtën vetëm për dy ish-ushtarakë. Padija në mënyrë individuale ka ngacmuar tashmë shumë ish-ushtarakë për të ndërmarrë një veprim të tillë. Gjykatave pritet t’u drejtohen të gjithë ish-ushtarakët, veçanërisht ata që kanë dalë në lirim në vitin 1994.
Baza ligjore
Për t’iu drejtuar gjykatës këta ushtarakë janë bazuar në të drejtën që të jep ligji. Kodi i Procedurës Civile njeh të drejtën e kërkesë-padive individuale, por edhe në grup. Madje, sipas tij, kur është i njëjti objekt kërkesë-padie dhe e njëjta bazë ligjore, bëhet bashkimi i padive dhe unifikimi i vendimit të gjykatës për të drejtën e fituar. Gjithashtu, ligji i njeh të drejtën shtetasit që i drejtohet gjykatës që të mbrohet individualisht ose me avokat. Kjo varet nga dy faktorë. E para, nga mundësia për të mbrojtur kërkesë-padinë dhe e dyta nga mundësia financiare. Kur personi e gjykon se është i aftë të vetëmbrohet, nuk ka pse të kërkojë avokat.

Përfitimet nga ligji
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”. Këtë e rikonfirmon edhe neni 13 i Ligjit 9418, datë 20.05.2005, kur thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 ‘Për sigurimet shoqërore në RSH’ përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarakë, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”.

Moszbatimi i ligjit
Femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet në ushtri përfiton një pension prej 52 përqindësh të pagës referuese; kush ka 14 vjet e 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt, i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vetë referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet vjetërsi merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese. Sipas Kadri Mukës, ISSH-ja, me mënyrën siç e aplikon skemën duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16 480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsinë e shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Sipas tij, nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj.

Gjyqtarët sipas kërkesëpadive

Alkelina Gazidede
Kol Nikolli
Nuhi KOloshi
Nafiz Zeka
Abdulla Dautaj

Altin Shkurti
Dedë Ndreu
Sofo Hajdini
Llazi Dino
Qemal Stafa
Vllasi Feshti

Anila Kristani
Hylmi Kondi
Jorgji Budo
Bejo Hoxha
Jaho Voshtina

Marjola Xhaxho
Ahmet Latifi
Todi Stasi
Pal Kaçi
Resmi Bregu
Zabit Cuku
Maksim Agora

Arjana Caco
Pëllumb Mehmeti
Petrit Behari
Sejfulla Bektashi

Antonela Prendi
Zenel Marku
Ymer Hoti
Nesim Harizi
Petrit Shtetani

Elona Stavri
Vladimir Dudushi
Stilian Petrollari

Farije Budo
Agim Katana
Qamil Bushati

Asim Vokshi
Qebir Bishaj
Xhemal Kuka

Miranda Ndoja
Sami Pero
Skënder Bulku

Mimoza Kaja
Mark Pici
Aleksandër Mihali

Agron Zhukri
Tomorr Xhelo
Ylli Dudushi
Bilbil Myko
Thoma Zoto

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›