Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë për hetimet ndaj Bashës
Lihet në fuqi vendimi i disa ditëve më parë i gjyqtarit Sokol Tona. Gjyqtarja Zina Sollaku kërkoi të dorëhiqej nga trupi i gjykues
Laureta Rryçi
Gjykata e Apelit rrëzoi dje kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve për dosjen “Durrës-Kukës”. Treshja e gjyqtarëve që u përcaktuan në short gjykoi se vendimi i dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Shkallës së Parë, Sokol Tona, ishte i drejtë. Në seancën e djeshme rrëzohet për të katërtën herë Prokuroria e Përgjithshme. Trupi gjykues, i kryesuar nga ana e gjyqtarit Dalip Bushi, ka rrëzuar kërkesën e prokurorëve Arben Kraja dhe Luan Kaloçi për shpalljen e moskompetencës lëndore. Gjykata e Apelit i ka dhënë kështu një formë të prerë vendimit të Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Sokol Tona. Provat e Akuzës pas datës 6 nëntor janë konsideruar të pavlefshme. Madje prokurorëve gjykata u ka kërkuar përse kanë mbajtur dosjen nëpër duar dhe nuk e kanë shpënë për gjykim pas pushimit të hetimeve, të cilat kanë shpjeguar që gjykata kishte vendosur që pushoheshin hetime, kurse ata vetë nuk mund t’i mbyllnin hetimet. Pas mbarimit të procesit gjyqësor Teliti ka deklaruar se gjykata ka marrë një vendim të duhur, kurse avokati i tij dhe i të pandehurit Toma ka sqaruar se ky proces është i fituar prej tyre vetëm në rrugë ligjore. Armand Teliti i ka evidentuar gjykatës faktin se për 18 muaj është mbajtur si i pandehur dhe më pas ka pushuar hetimet. Deklarata e Telitit është lënë përgjysmë kur anëtari i trupit gjykues Tom Ndreci i ka bërë me dije që ai ishte në rregull nëse ishin pushuar hetimet. Ndërsa i pandehuri tjetër, Andi Toma, nuk ka dhënë deklarime.
Kërkesa
Armand Teliti dhe Andi Toma u ankuan për zgjatjen e afateve hetimore nga 6 nëntori më 6 dhjetor dhe kërkesa e tyre u pranua nga Sokol Tona. Ndërkaq, edhe gjykatësja Fatmira Hajdari e pranoi kërkesën e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, për pavlefshmëri të fletëthirrjes, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe Prokuroria këmbënguli se ishte kompetencë e Gjykatës së Lartë.
Dorëheqja
Gjyqtarja Zina Sollaku deklaroi dorëheqjen nga trupi gjykues që shqyrton në Gjykatën e Apelit çështjen që lidhet me aferat e dyshuara të rrugës “Durrës-Kukës”. Bashkëshortja e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, deklaroi se e ndërmerr këtë hap për shkak se kur kanë nisur hetimet për abuzimet e dyshuara financiare që lidhen me rrugën në ndërtim, i shoqi ka qenë në postin drejtues që udhëheq institucionin e akuzës. Kërkesa e saj u pranua nga të dyja palët në proces dhe ajo u zëvendësua nga gjyqtari Seit Xhoxhaj. Tupi gjykues kryesohej nga gjyqtari Dalip Bushi, ndërsa anësorët ishin Tom Ndrecaj dhe Seit Xhoxhaj.
Gjykata Lartë: Më 30 janar nis procesi për Bashën
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi dje që seanca e parë ndaj Lulzim Bashës të mbahet më 30 janar të vitit të ardhshëm. Pas hedhjes së shortit përcaktimi i seancës së parë gjyqësore ndaj ish-ministrit të Transporteve, i akuzuar për shpërdorime fondesh për rrugën “Durrës-Kukës”, është një tjetër hap i ndërmarrë nga Gjykata e Lartë në shqyrtimin e një prej dosjeve më të bujshme. Sipas pretendimeve të prokurorisë, ministri Basha akuzohet për shpërdorime fondesh deri në vlerën 230 milionë euro. Dosja “Basha”, e dorëzuar pak kohë më parë në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, do të shqyrtohet nga një trup gjykues prej pesë anëtarësh. Relator i saj do të jetë gjyqtari Spiro Spiro dhe gjyqtaret e tjerë janë Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Perikli Zaharia dhe Besnik Imeraj. Sipas ligjit themeltar të shtetit, është Gjykata e Lartë ajo që gjykon çështje në ngarkim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave apo të deputetëve, siç është rasti në fjalë. Ministri i Jashtëm Basha akuzohet se në cilësinë e mëparshme të ministrit të Punëve Publike ka abuzuar me procedurat e përzgjedhjes dhe tenderimit të rrugës “Durrës-Kukës”.
24 Dhjetor 2008