Apeli sekuestron pronat e Delijorgjit
Gjykata rrëzon pretendimet e avokatëve, sipas të cilëve Delijorgji ishte i punësuar
TIRANË- Gjykata e Apelit në kryeqytet vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila sekuestroi pasurinë e të pandehurit të arrestuar për ngjarjen e Gërdecit, Mihal Delijorgji. Togat e zeza të kësaj gjykate, pasi shqyrtuan ankimimin e vendimit të bërë nga avokati mbrojtës, vendosi të lërë në fuqi vendimin e sekuestros preventive të 23 llogarive bankare, brenda të cilëve figurojnë rreth 900 mijë euro, 31 mijë metra katrorë truall, pa përjashtuar këtu edhe 1584 objekte të tjera banimi dhe pune. Ndërkaq, avokatët mbrojtës gjatë leximit të pretendimeve të tyre kundërshtuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u shprehur se: "nuk janë respektuar kushtet dhe efektet e masës së sekuestros preventive, siç i parashikon ligji në nenin 270 të Kodit të Procedurës Penale". Avokatët kanë pretenduar se Delijorgji ishteadministrator, pra thjesht një i punësuar pranë kompanive "Përparimi sh.a" dhe "Park Albania Construction" dhe jo pronar i tyre. Ndaj sipas tyre, këto sekuestrime nuk po i bëhen Delijorgjit por pronarëve të vërtetë të kompanive në fjalë. Ndërkaq, prokurori i çështjes kundërshtoi këto pretendime të mbrojtjes duke kërkuar nga gjykata të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke u shprehur se dosja është nën hetim dhe akuza e ngritur deri më tani ndaj të pandehurit: ajo e "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive" nuk është përfundimtare dhe të gjitha këto prona të sekuestruara figurojnë se janë të regjistruara në emër të presidentit të firmës "Albademil", Mihal Delijorgji. Kështu, pas dëgjimeve të këtyre pretendimeve, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të sekuestrimit preventiv të pasurisë që figuron në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në emër të të pandehurit Mihal Delijorgji. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë zyra e Përmbarimit në kryeqytet ekzekutoi vendimin e kësaj Gjykate duke bllokuar 23 llogari bankare, rreth 31 mijë metra katrorë truall, pa përjashtuar këtu edhe 1584 objekte të tjera banimi dhe pune.
PRONAT E SEKUESTRUARA
Lokal e banesë, me sipërfaqe të përgjithshme 824 m2 ndodhur në fshatin Sofratikë të rrethit Gjirokastër
Sipërfaqja prej 1783 m2, ndodhur në Tiranë, Rruga e Kavajës (ish-parku i mallrave)
Sipërfaqja prej 733 m2, ndodhur në zonën kadastrave nr.8220 Tiranë
Sipërfaqja prej 585 m2, tek Rruga e Kavajës
Sipërfaqja prej 661 m2, tek Rruga e Kavajës
Sipërfaqja prej 2700 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë
Sipërfaqja prej 833 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220, Tiranë
Sipërfaqja prej 661 m2, e ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë
Sipërfaqja prej 2977 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë
Sipërfaqja 738.5 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë
Sipërfaqja prej 661 m2, ndodhur në zonën kadastrave 8220 Tiranë
Pasuria me nr.6/ 124, volumi 13, faqe 3, zona kadastrave, 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/135, volumi 13, faqe 17,zona kadastrave 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/125, volumi 13, faqe 4, zona kadastrave 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/128, volumi 13, faqe 20, zona kadastrave 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/136, volumi 13, faqe 18, zona kadastrave 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/121, volumi 13, faqe 5, zona kadastrave 8220, Tiranë
Pasuria me nr.6/120, volumi 12, faqe 243, zona kadastrave 8220, Tiranë
Truall me sipërfaqe 14.500 m2 regjistruar në zonën kadastrave, 8616, Durrës.
Sipërfaqe trualli, prej 3523 m2, në zonën kadastrave 8515 Durrës
PASURITË FINANCIARE
Llogaria bankare tek "Emporiki Bank"
Llogaria bankare tek "Raiffeisen Bank"
Llogaria bankare në "Bankën Italiane të Zhvillimit"
Llogaritë bankare në bankën "Credins"
Llogaria bankare në "Bankën Popullore" Tiranë, dega Tirana 1.
Llogaritë bankare në "Bankën Amerikane të Shqipërisë"
Llogaritë bankare në "Tirana Bank"
Llogaritë bankare në "Alpha Bank"