E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli shpall të pafajshëm Gazmend Dibrën

Tiranë - Gjykata e Apelit të Tiranës lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Gazmend Dibrën. Në seancën e djeshme gjyqtarët e Apelit e kanë cilësuar të pafajshëm Dibrën, që aktualisht mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Emri i Dibrës u lakua pak kohë më parë, kur mbante postin e drejtorit të Aviacionit Civil. Disa biznesmenë e akuzuan se Dibra u kishte bërë shantazh në mënyrë që ish-presidenti Alfred Moisu të firmoste shkarkimin e ish-kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Gjykata e Tiranës e rrëzoi kasetën duke mos e pranuar si provë. Ndërkohë, pak kohë më vonë për Dibrën u vendos pafajësi. Vendimi u apelua nga Prokuroria e Tiranës në Apel dhe dje Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtin vendim.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›